• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Irani kërcënon Shqipërinë?! Mediat britanike: Do të godasë me raketa kampin e MEK në Manzë

by Java News
02/08/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Britanike Daily Express, të cilës i referohet Top Channel, i ka dedikuar një shkrim kërcënimit që i vjen Shqipërisë nga Irani si pasojë e strehimit të opozitës MEK.

Sipas kësaj gazete, Irani ka lëshuar një kërcënim të frikshëm se do të godasë me raketa balistike kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrsit.

Ky lajm fillimisht është shpërndarë nga agjencia e lajmeve Fars Neës Agency thotë Daily Express e Londrës.

Në këtë artikull nuk përmendet se kush nga udhëheqësit e Iranit e ka bërë këtë kërcënim.

Sipas Daily Express kërcënimi për të sulmuar muxhahidinët e MEK do të kryhet përmes raketave balistike dhe dronëve.

Fars Neës Agency e lidh këtë kërcënim me nevojën e  një hakmarrje pasi bën përgjegjës MEK për vrasjen e 17.000 iranianëve, përmes atyre qe i quan si akte terroriste të opozitës, 3000 anatarë të së cilës strehohen në Shqipëri.

Për arsys sigurie një javë më parë u anullua takimi vjetor i MEK ku ishin ftuar si folës edhe disa senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Në shtator të vitit 2016 Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” paralajmëroi Shqipërinë se ndodhet në prag lufte, për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Teherani.

Agjencia e krahasonte pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

“Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit“, shkruante Pars Today./TCH/m.j

Next Post
VIDEO/ Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, gomonia e përgjakur largohet nga vendi i krimit

VIDEO/ Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, gomonia e përgjakur largohet nga vendi i krimit

Comments 1

  1. Igor says:
    3 years ago

    Pse Amerika nuk i mori keta ne teritorin e vet po gjith plehrat e botes i zbarkone ne Shqiperi,dhe tani Shqiperia kercenohet ,Vend i shitur nga te huajt kurse shtetit nuk i mjaftojne te gjith problemet tjera deri ne hunde.Amerika ju done vetem per interesin e saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In