Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka ripërsëritur komentet e bëra para një viti, duke thënë se nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen dhe luftojnë, atëherë Izraeli nuk do të ekzistojnë pas 25 viteve.
Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka paralajmëruar Iranin se Izraelit nuk është “lepur, por tigër”, transmeton Express. “Mos na kërcënoni, ne [Izraeli] s’është lepur, është tigër,” ka thënë Netanyahu, sipas Jerusalem Post.
“Nëse na kërcënoni, e kërcënoni veten,” ka shtuar ai. Netanjahu i bëri këto komente, pasi lideri suprem i Iranit u bëri thirrje myslimanëve që të rezistojnë dhe luftojnë për ta marrë kontrollin në Jerusalem, për të cilin edhe Palestina edhe Izraeli pohojnë se është kryeqyteti i tyre.
“Sic kam thënë edhe më parë, nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen, regjimi sionist nuk do të ekzistojë në 25 vite,” ka thënë Ali Khamenei, citohet “Express”. (b.an)