• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani i pamëshirë: Instalon kamera në vendet publike për të identifikuar gratë pa shami

by Java News
08/04/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani ashpërson masat, instalon kamera në vendet publike për

Në një përpjekje të re për të frenuar numrin në rritje të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk vendosin shami të kokës, njoftoi policia të shtunën.

Pasi të identifikohen, shkelëset do të pranojnë “një mesazh paralajmërues sa i përket pasojave”, tha policia përmes një deklarate.

Ky vendim synon “të parandalojë rezistencën kundër ligjit për hixhab”, tha policia përmes deklaratës që u publikua nga agjencia e lajmeve Mizan dhe mediat e tjera shtetërore. Autoritetet shtuan se rezistenca e tillë prish imazhin shpirtëror të shtetit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr shamitë e kokës që nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq shtatorin e kaluar teksa ishte në paraburgim nga policia morale. Mahsa Amini ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës. Forcat e sigurisë kanë shtypur me dhunë revoltën pas vdekjes së Aminit.

Megjithatë, rreziku për arrestim për shkak të kundërshtimit të kodit të detyrueshëm të veshjes është i lartë dhe gratë ende shihen duke mbajtur shami gjatë daljeve të tyre në qendra tregtare, dyqane e rrugë në mbarë vendin. Por, po ashtu videot ku shfaqen gratë pa shami dhe duke i rezistuar policisë së moralit kanë vërshuar rrjetet sociale.

Në deklaratën e policisë iraniane po ashtu u bëhet thirrje pronarëve të bizneseve që “seriozisht të monitorojnë respektimin e normave shoqërore përmes inspektimeve”.

Sipas Ligjit islamik të Sheriatit, që në Iran është vendosur pas revolucionit të vitit 1979, gratë obligohen të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata për të mbuluar trupin e tyre. Shkelëset e ligjit përballen me qortime publike, gjoba apo arrestim./REL

Next Post
“Përfiton” nga PS dhe Bardh Spahia/ Rama letër kryebashkiakëve: Caktoni vendin se ku do të mbjellim pemë

"Përfiton" nga PS dhe Bardh Spahia/ Rama letër kryebashkiakëve: Caktoni vendin se ku do të mbjellim pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In