• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani: E refuzojmë rinegocimin e marrëveshjes bërthamore

by Java News
04/05/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i jashtëm i Iranit tha të enjten se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Deklarata vjen disa ditë para afatit që ka caktuar Presidenti Donald Trump për të vendosur nëse SHBA do të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

“Ne as nuk do të transferojmë sigurinë tonë, as nuk do të negociojmë apo lidhim një marrëveshje, që e kemi zbatuar tashmë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif nëpërmjet një deklarate që u publikua në YouTube.Zoti Trump ka thënë se do të largohet nga pakti nëse nuk bëhen ndryshime, përfshirë këtu edhe një propozim për të kufizuar programin e raketave balistike të Iranit, që sipas Teheranit mbahet për qëllime mbrojtëse.

Ndërkohë, një këshilltar i politikës së jashtme të udhëheqësit suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi të enjten se Irani do të tërhiqej nga marrëveshja nëse zoti Trump do të vazhdonte me kërcënimin e tij për t’u tërhequr prej saj.

Një deklarate e publikuar në faqen e internetit të televizionit shtetëror të Iranit citohente Ali Akbar Velayati të kishte thënë se “nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja bërthamore, atëherë ne, nuk do jemi më pjesë e saj”.

Ai paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të rinegociuar në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, duke thënë, “Irani pranon marrëveshjen bërthamore siç është arritur dhe nuk do të pranojë shtimin ose heqjen e asgjëje”.

Administrata Trump nuk i ka dhënë ende përgjigje këtyre komenteve.Tre vendet evropiane që nënshkruan marrëveshjen, Britania, Franca dhe Gjermania, janë përpjekur vazhdimisht të bindin zotin Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Pjesë e marrëveshjes janë edhe Kina e Rusia. Të gjitha vendet nënshkruese janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Takimi i kuartetit ballkanik, Kotzias: Shqipëri- Maqedoni të anëtarësohen në BE!

Takimi i kuartetit ballkanik, Kotzias: Shqipëri- Maqedoni të anëtarësohen në BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In