Irani kritikoi sanksionet e reja amerikane si një shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe kërcënoi SHBA-në me reprezalje, ditën e marrjes së funksioneve të presidentit, Hassan Rohani që fillon nën presion mandatin e tij të dytë.
Gjatë një ceremonie zyrtare, lideri shpirtëror Ali Khamenei miratoi zgjedhjen në maj të Rohanit, etapa formale dhe e nevojshme për fillimin e mandatit të dytë dhe fundit të presidentit të moderuar i cili do të mbajë betimin të shtunën para Parlamentit.
Pavarësisht zgjedhjes së tij triumfuese, Rohani kritikohet brenda vendit, ku konservatorët e akuzojnë se ka bërë shumë lëshime për fuqitë e mëdha dhe se nuk i ka dëgjuar paralajmërimet e tyre kundër SHBA-së, përcjell Atsh.
Marrëveshja bërthamore e arritur në korrik 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani), parashikon që Irani të limitojë programet bërthamore vetëm për përdorim civil në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. (b.an)