• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani akuzon SHBA-në se po provokon “kriza” në Lindjen e Mesme

by A R
17/07/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani të dielën akuzoi Uashingtonin se po provokon tensione në Lindjen e Mesme. Këto akuza vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, përfundoi vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe në Izrael.

Uashingtoni “dhe një herë po drejton politikën e dështuar të iranofobisë, duke u përpjekur të krijojë tensione dhe kriza në rajon”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani.

Komentet vijnë pasi Biden të shtunën u zotua se Shtetet e Bashkuara “nuk do të tolerojnë përpjekje nga ndonjë shtet për të dominuar shtetet tjera në rajon përmes grumbullimeve ushtarake, inkursioneve apo kërcënimeve”, deklaratë që duket se ishte referencë për Iranin.

Vizita e parë e Bidenit në Lindjen e Mesme ndodhi disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të vizitojë Teheranin më 19 korrik.

Gjatë samitit të gjashtë shteteve të Gjirit, që u mbajt në Jeddah të Arabisë Saudite, Biden deklaroi se Uashingtoni do të mbetet plotësisht i angazhuar në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk do të largohemi dhe të lëmë që vakumi të mbushet nga Kina, Rusia apo Irani”, tha presidenti amerikan.

Pas samitit, përmes një deklarate të përbashkët, liderët u zotuan për “ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

Po ashtu, liderët thanë se duhet të bëhen përpjekje diplomatike për të parandaluar që Irani të zhvillojë armë bërthamore.

Teherani, që mohon se po kërkon që të krijojë bombë bërthamore, hodhi poshtë të dielën deklaratat e bëra në Jeddah.

“Këto pretendime të rreme janë në linjë me politikën e Uashingtonit në rajon”, tha Kanani.

Biden nisi turneun e tij rajonal të mërkurën në Izrael, pastaj vizitoi territoret palestineze dhe më pas qëndroi në Arabinë Sauidte.

Në Izrael, Biden nënshkroi një pakt të sigurisë ku bëhet thirrje për një front të përbashkët kundër Iranit, teksa presidenti amerikan u zotua se do të “përdor të gjithë fuqinë e SHBA-së për të parandaluar që Teherani të ketë armë bërthamore”.

Kenani tha se ky pakt “është shenjë e dëshpërimit dhe hipokrizisë” së SHBA-së, pasi sipas tij, Uashingtoni po mbyll sytë para “regjimit Zionist [të Izraelit] që ka arsenalin më të madh bërthamor në rajon”.

Izraeli besohet gjerësisht se ka arsenal të padeklaruar bërthamor.

Ndërkaq, fuqitë botërore po tentojnë që të ringjallin një marrëveshje bërthamore me Iranin, të arritur më 2015, që kërkon frenimin e aktiviteteve të programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes kanë ngecur që nga muaji mars.

/a.r

Next Post
Linjat ajrore anulojnë mbi 25 mijë fluturime të planifikuara në gusht

Linjat ajrore anulojnë mbi 25 mijë fluturime të planifikuara në gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet beteja e Joe Biden me kancerin, djali i tij flet për dhimbjet e forta

Përkeqësohet beteja e Joe Biden me kancerin, djali i tij flet për dhimbjet e forta

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug

August 10, 2026
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”

August 10, 2026
Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

August 10, 2026
Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com