• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Iran/Qytetarët konsumojnë alkool për të “vrarë” koronavirusin por vdesin 27 e helmohen 200 syresh

by Java News
09/03/2020 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëzet e shtatë njerëz kanë vdekur nga helmimi i metanolit në Iran pas thashethemeve se pirja e alkoolit mund të ndihmojë në shërimin e infeksionit të koronavirusit, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Përhapja e virusit në republikën islamike është një nga më vdekjeprurëset jashtë Kinës, nga ku filloi sëmundja.

20 persona kanë vdekur në provincën jugperëndimore të Khuzestan dhe shtatë në rajonin verior të Alborz pasi konsumuan alkool kontrabandë, tha IRNA. Pirja e alkoolit është e ndaluar në Iran për të gjithë, përveç disa pakicave fetare jo-muslimane.

Mediat lokale raportojnë rregullisht për raste vdekjeprurëse të helmimit të shkaktuar nga pije të kontrabanduara.

Një zëdhënës i universitetit mjekësor Jundishapur në Ahvaz, kryeqyteti i Khuzestan, tha se 218 persona ishin shtruar në spital atje pasi ishin helmuar.

Helmimet u shkaktuan nga “thashethemet se pirja e alkoolit mund të jetë efektive në trajtimin e koronavirusit”, tha Ali Ehsanpour.

Zëvendës Prokurori i Alborz, Mohammad Aghayari, tha për IRNA se të vdekurit kishin pirë methanol pasi ishin “mashtruar nga përmbajtja në internet, duke menduar se po luftonin coronavirus dhe po e kuronin“.

Nëse konsumohet në sasi të mëdha, metanoli mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Irani është përpjekur të përmbajë përhapjen e sëmundjes COVID-19 që ka goditur  të gjitha 31 provincat e vendit, duke vrarë 237 njerëz dhe duke infektuar 7 161.

Sipas IRNA, 16 nga 69 rastet e konfirmuara kanë vdekur nga infeksioni koronavirus në Khuzestan që nga e diela.

 

Next Post
Kosovë/Kryeministri Kurti nuk e takon Thaçin, kur presidenti informoi për bisedën në SHBA

Kosovë/Kryeministri Kurti nuk e takon Thaçin, kur presidenti informoi për bisedën në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In