Në Iran femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium dhe të shohin ndeshje futbolli. Por një grua e ka gjetur zgjidhjen dhe pasionin për futbollin e ka realizuar, edhe pse ka rrezikuar shumë.
Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.
Ajo preu flokët, veshi rroba të gjera dhe mori një mjekër false dhe shkoi në stadiumin e Persepolis.
Tifozja tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri, por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal, sepse fotot e saj e maskuar janë shpërndarë pafundësisht në rrjetet sociale.
a.ç