Kryeministri irakian hodhi poshtë pretendimet e funksionarëve turq për pjesëmarrjen e forcave turke në operacionin për çlirimin e Mosulit.
Në një konferencë shtypi në Bagdad me kryeministrin e Suedisë, kryeministri irakian Heidar Abadi deklaroi se pretendimi i Ankarasë për pjesëmarrjen e forcave turke në operacionin për çlirimin e Mosulit është krejtësisht i pasaktë dhe shtoi se Turqia nuk ka asnjë rol në operacionin për çlirimin e Mosulit, citohet Koha.
Ai theksoi se qeveria e Bagdadit nuk do të lejojë ndërhyrjen e forcave të huaja dhe shkeljen e sovranitetit kombëtar të Irakut. (b.an)