• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irak/ Ideja e Trump është një bazë ushtarake kundër Iranit

by Java News
05/02/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e Donald Trump për përdorimin e Irakut si bazë logjistike për të mbikëqyrur Iranin ka acaruar tej mase Bagdadin zyrtar.Në një reagim, qeveria irakiane ka deklaruar se presidenti amerikan nuk mund ta përdorë territorin iranian sipas dëshirave.Presidenti irakian Barham Saleh ka kritikuar homologun amerikan Donald Trump lidhur me deklaratat e tij për përdorimin e një baze ushtarake në Irak për të mbikëqyrur Iranin.

Ditën e diel, në një intervistë për CBS, Trump deklaroi se kishte ndërmend të mbante në Irak një bazë të rëndësishme, që aktualisht përdoret nga trupat amerikane për të luftuar ISIS, pasi dëshiron të mbikëqyrë Iranin.

Por për presidentin Saleh, Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kërkuar leje Bagdadit zyrtar për të pasur një bazë të tillë.Sipas tij, trupat në strukturën aktuale duhet t’i përmbahen agjendës së luftës kundër terrorizmit dhe jo të angazhohen në çështje të tjera. Aktualisht llogaritet se në Irak ndodhet një personel ushtarak amerikan prej 5 mijë njësi, i autorizuar të stërvisë, këshillojë dhe asistojë forcat irakiane të sigurisë në luftën kundër ISIS, që prej më shumë se një viti e ka humbur kontrollin e territorit.

Në intervistën e dhënë për CBS, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr rreth 2 mijë trupa të vendosura në Siri për të mbështetur milicitë kurde në luftën kundër Shtetit Islamik.Ai nënvizoi se shumë shpejt trupat do të dërgohen në bazën e madhe Al Asad, në provincën irakiane të Anbarit dhe detyra e tyre e re do të jetë mbrojtja e Izraelit dhe mbikëqyrja e Iranit.

Administrata amerikane akuzon Republikën Islamike se është sponsori më i madh i terrorizmit në botë dhe se kërkon të pajiset me armë bërthamore, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Universitetet nisin mësimin, Dekani i Shkencave Sociale: Jam kundër bojkotit!

Shkencat Sociale dhe Filologjiku, vijon bojkoti i pedagogëve të PD- LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In