• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

IQT: Në treg ka bombola të rrezikshme. Mos blini në vende të palicencuara

by
10/08/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

IQT: Në treg ka bombola të rrezikshme. Mos blini në vende të palicencuara

Inspektoriati Qendror Teknik ka nisur një hetim për arsyen e shpërthimit të bombolës së gazit një ditë më parë në zonën e “Don Bosko”-s.

Drejtoresha e këtij inspektoriati, Ejana Xhixha thekson se, me gjithë përmirësimet e bëra, në treg ka ende bombola gazi që kanë ardhur nga vende të tjera si të dala jashtë përdorimit, por që përdoren masivisht nga konsumatorët tanë.

“Ky ka qenë një sektor tërësisht i parregulluar. Kemi hasur edhe me fenomenin e importit të bombolave të gazit, nga vende fqinje por jo vetëm, cilësia e të cilave në shtetet e origjinës prej nga janë importuar, rezultojnë shpeshherë apo më së shumti të dala jashtë përdorimit. Këto janë sot të pranishme dhe në përdorim të gjerë familjar, por edhe në biznese të caktuara. Sot ka edhe subjekte, të cilat janë përtej fushëveprimit të tyre për të cilat janë licencuar, apo që janë në kushte edhe totalisht arbitrare të ushtrimit të aktivitetit, që kryejnë tregtimin e bombolave të gazit”, thotë drejtoresha Ejana Xhixha.

Sipas zonjës Xhixha, me ndryshimet e bëra në ligj, vetëm subjektet “Sh. a.” janë të kontrollueshme dhe kanë detyrim që të bëjnë, jo vetëm kolaudimin e bombolave të gazit që tregtojnë, por edhe të vendosin etiketa me informacion të detajuar në lidhje me to.

Ndërkohë, sipas zonjës Xhixha, pjesa e tregut që është e pakontrolluar kërkon një bashkëpunim ndërinstitucional, pasi shumë prej bombolave mbushen nëpër bodrume apo pika karburanti, nga persona të palicencuar për këtë qëllim.

“Instrumentin e vetëm që kemi ne është gjoba, apo aktin e bllokimit si masë të ndërmjetme por jo përfundimtare. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve, në ligjin e vet, ka masa të tjera të parashikuara për subjektet që janë të pafiskalizuara dhe pa licencë apo NIPT, që do të thotë se ata kanë konfiskimin si masë të parë. Zjarrfikësja gjithashtu është një partner shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe ne kemi gjetur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha këto institucione, por jemi në fazën e diskutimit për të përfshirë tashmë edhe Inspektoriatin e Punës në këtë grup të përbashkët, sepse kultura e përdorimit të pajisjeve dhe gazit në vetvete, qoftë nga konsumatorët edhe nga bizneset, lë pafundësisht për të dëshiruar”, tha kreu i IQT-së, Xhixha.

Drejtoresha e IQT-së kërkon bashkëpunim dhe ndërgjegjësim edhe të konsumatorit, në mënyrë që të refuzojë frekuentimin e blerjes së bombolave të gazit, apo mbushjen e tyre në subjekte të palicencuara.

“Ka ardhur koha që konsumatori në vetvete të bëhet garant i kushteve të sigurisë për veten e tyre. Vërtet sot ligji i ndalon pikat e karburanteve të mbushin bombula për qëndrime rezidenciale apo tregtare, por janë më së shumti konsumatorët që, edhe pse e dinë që ligji e ndalon mbushjen e bombolës atje, këmbëngulin dhe u drejtohen sërish këtyre pikave për të marrë shërbimin e kërkuar. Ai punonjësi që e kryen këtë shërbim në një pikë karburanti nuk është aspak i kualifikuar për të dalluar me sy të lirë nëse bombola është në përputhje me kushtet teknike, apo nëse ka dëmtime apo rrjedhje”, deklaroi Ejana Xhixha.

/ Top Channel

Next Post

Arrestohet, pasi telefonoi policinë 150 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In