Uniformat me të cilat u paraqit ekipi olimpik i Kosovës gjatë ceremonisë së pranimit të flamurit shtetëror, ishin të përkohshme.
Ato të vërteta, që sportistët kosovarë do t’i bartin në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, janë të kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive “Nike” dhe janë të siguruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka bërë të ditur të dielën, kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, shkruan KD.
“Kompania e njohur e veshmbathjeve sportive ‘Nike” është sponsor zyrtar i ekipit tonë olimpik. Sportistët tonë do t’i bartin uniformat e kësaj kompanie, të cilat janë dërguar në Rio tashmë. Uniformat aktuale janë të përkohshme.
Me uniformat aktuale do të udhëtohet për në Rio, por njëkohësisht këto uniforma do të mbesin një kujtim i mirë për sportistët tanë”, është shprehur Hasani. (b.an)