• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inxhinierja zbuluese e trajtimit galvanizues është nga Shqipëria: E nisa duke larë pjata 2 vite…!

by Java News
27/01/2024 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentiana Kone iku nga Shqipëria në vitin 1995. Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV zonja Kone tregon rrugëtimin e saj nga Tirana në Belgjikë dhe si arriti deri këtu ku është sot, inxhinierja zbuluese e trajtimit galvanizues.

“Unë punoja si montatore, me një pince të thjeshtë, isha 7-8 vjeçe, kur mbarova Politeknikumin. Unë e vazhdova shkollën e lartë në Tiranë pa shkëputje nga puna. Pavarësisht çfarë problemesh familjare kisha unë e vazhdova shkollën sepse isha me medalje të artë. Në atë kohë nuk preferoheshin shumë degët e inxhinierisë të shkollës se lartë, sepse ishin shumë të vështira për t’i kryer. Menduam që mund të kisha një shans dhe ashtu ndodhi. Më 1982-shin më doli shkolla për inxhiniere. Kështu edhe punoja dhe shkollohesha. Vitet e universitetit ishin vite të bukura për mua.

Kur erdha në Belgjikë në vitin 1995 dhe nuk kisha dokumente kam punuar edhe në të zezë për të mbijetuar. Bëra një kurs intensiv në Universitetin e Anversës për gjuhën holandeze. Kur mora një leje të përkohshme qëndrimi hyra në një azil pleqsh ku punoja në kuzhinë për të larë pjatat se kuzhinieri ishte belg. Në ato dy vjet që qëndrova aty kërkoja vazhdimisht mundësi për ta shfrytëzuar atë kohë për të ecur më tutje.

Pata fatin që Gjykata e Parë e Anversës hapi një kurs 1-vjecar për përkthyes, ora që të përktheja shqiptarët, pasi pati një bum te kriminalitetet në atë kohë nga ana e shqiptarëve. Unë e shfrytëzova këtë mundësi që m’u dha. Unë kam punuar edhe si inxhiniere këtu. Në momentin që u mor leja e përhershme e qëndrimit, në 2003 fillova punë si inxhiniere në laboratorin industrial të firmës Galva Power. Nga 2004 deri më sot inxhiniere researcher, pra për kërkim dhe zhvillim shkencor të lidhjeve te aliazheve të zinkut për mbrojtjen e metaleve nga korrozioni. Jam pjesëtare e këshillit teknik të kupolës së galvanizuesve evropiane, përfaqësuese e BeNeLux (Belgjikë-Holandë-Luksemburg).

Quality manager, zbuluese e një trajtimi galvanizues për të cilën kompania ka marrë edhe patentë. Po ashtu jam e impenjuar në lëvizjen ekologjiste në Flandër. Kjo punë më hapi perspektiva për të bashkëpunuar me shumë vende të tjera evropiane, të mësoja dhe dy gjuhë të huaja që unë nuk i zotëroja, anglishten dhe gjermanishten. Unë flisja frëngjisht dhe italisht kur arrita këtu, pastaj mësova holandishten dhe më pas anglisht dhe gjermanisht. Kjo punë më dha mundësinë të bashkëpunoj me njerëz dhe universitete shumë të njohura të teknikës dhe metalikes nga vende të ndryshme të Evropës. Këto qenë një dritare ku njoha njerëz, mentalitete, gjuhë. Ishin një fushë pasurimi si nga ana njerëzore, shpirtërore dhe ajo profesionale. Është një shpërblim i jashtëzakonshëm për mua që me ka bërë shumë të lumtur sepse nuk e mendoja që të arrija kaq larg. Liria ishte një gjë e jashtëzakonshme sepse unë nuk isha mësuar të isha e lirë, por isha mësuar të zbatoja urdhrat e brigadierit, shefes së repartit, e të pafatëve, sepse të paaftët kanë qenë mbi të aftët.”, tha Gentiana./m.j

Next Post
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Nikolla: Shqiptarët krenarë për mbështetjen që u kanë dhënë hebrenjve

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Nikolla: Shqiptarët krenarë për mbështetjen që u kanë dhënë hebrenjve

Comments 1

  1. Elmira says:
    3 years ago

    Brravo gentiana..na nderove..vehten ..familjen dhe SHQIOTARINË..je ambasadore dhe krenarija e kombit..njerëz si ,,ju, vlejnë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

August 1, 2026
Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

August 1, 2026
Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

August 1, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

Wall Street Journal jep alarmin: Trump ka dhënë dritën jeshile për sulm ndaj Iranit, çfarë pritet të ndodhë këtë fundjavë?

August 1, 2026
Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

August 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com