• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investitorët amerikanë: Na shqetëson klima e brendshme politike

by Java News
12/04/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indeksi i besimit të biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për vitin 2018 u rrit me 0.71 pikë, në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur në 43.16 pikë. Që prej vitit 2012, kur ka filluar matja e këtij indeksi, ai nuk ka kaluar asnjëherë pikën kritike prej 50, ndërsa niveli më i mirë i tij ishte në 2016-n, me 43.78 pikë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim me 6.4 pikë, duke kaluar në problemin e katërt. Për 2018-n, shqetësimi kryesor i anëtarëve të Dhomës Amerikane ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me një përkeqësim prej gati 4 pikësh. Shqetësimi i dytë është gjetja e stafit lokal të kualifikuar dhe ky me një përkeqësim të lehtë.

Për herë të parë, klima e brendshme politike është ngjitur si shqetësimi i tretë më i madh i bizneseve, me një përkeqësim prej 4 pikësh. Bizneset mendojnë se burokracia e qeverisë ka ardhur në ulje, teksa treguesi është përmirësuar me 6.2 pikë, duke kaluar në shqetësimin e pestë, nga i dyti që ishte një vit më parë.

Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive. Pjesa më e madhe e bizneseve mendojnë se performanca e ekonomisë shqiptare është përkeqësuar, duke qenë treguesi që ka shënuar rënien më të madhe me gati 6 pikë, ndonëse mbetet i teti në radhën e problemeve, për shkak të perceptimit pozitiv vitet e mëparshme. Më pak problematike për bizneset është furnizimi me energji dhe marrëdhëniet me autoritetet tatimore, lokale dhe doganore.

“Vë re se anëtarët citojnë korrupsionin, konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale si shqetësimet kryesore në raportin e këtij viti”, shkruajti e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Moses-Ones, në përshëndetjen që ka bërë në këtë publikim. “Kam besim se reforma gjyqësore, në momentin që do të zbatohet, do të kërkojë një klimë biznesi të drejtë dhe të parashikueshme, pa korrupsion, që do të nxisë më shumë kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri, duke ndikuar në rritjen e indeksit në vitet në vijim”, shtoi ajo.

/a.meta

Next Post
Brexit/ Më shumë kohë më pak kaos?

Brexit/ Më shumë kohë më pak kaos?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In