• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

by E S
04/04/2026 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i dytë i “Matchmaker” ka konfirmuar tashmë statusin e një tradite të re në promovimin e investimeve në Shqipëri. Një vit pas nisjes së këtij formati, ngjarja ekonomike ka tërhequr një audiencë më të specializuar dhe të strukturuar sipas sektorëve prioritarë të ekonomisë. Në një prononcim për Tv Klan, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), znj. Laura Saro, vlerësoi se këtë vit fokusi ishte më i qartë, ndërsa platforma e dedikuar lehtësoi ndjeshëm procesin e lidhjes së bizneseve shqiptare me investitorë të huaj.

“Këtë herë u mblodh një audiencë më e gjerë nga 37 shtete. Edhe vjet po ashtu kishim një pjesëmarrje të gjerë nga po i njëjti numër shtetesh, por këtë vit ishin më të orientuar drejt sektorëve. Kështu që ishin ata investitorë që realisht kishin një interes të posaçëm. Ndryshe nga viti i kaluar, ne kishim një platformë të dedikuar. I gjithë eventi ishte shumë i strukturuar dhe në përputhje me interesat e veçanta dhe të posaçme”, u shpreh Saro.

Për sa i përket gjeografisë së interesit, Italia mbetet e pranishme, ndërsa Greqia dhe Gjermania patën një përfaqësim të fuqishëm. Znj. Saro renditi gjithashtu interesin në rritje nga Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe një delegacion i madh nga Kosova.

“Italia normalisht është gjithmonë prezente. Greqia gjithashtu ka qenë shumë bindshëm. Nga Gjermania, nga Sllovenia kemi pasur shumë interes. Maqedonia patjetër, Kosova, një delegacion shumë i madh ku ata normalisht nuk i quajmë të huaj. Kemi pasur edhe nga vende që nuk prisnim që do të kishim. Kanë ardhur nga larg, nga Bermuda, nga India, kemi pasur nga Arabia Saudite, kështu që ka pasur një interes të gjerë, por në delegacione me numër më të madh normalisht ka pasur nga vendet shqiptare”, theksoi ajo.

Një nga pikat kryesore të këtij edicioni ishin marrëveshjet e reja. Drejtoresha e AIDA-s theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me dhomat e tregtisë dhe agjencitë partnere nëpër botë.

Duke komentuar sektorët që tërhoqën më shumë vëmendje, drejtoresha e AIDA-s veçoi turizmin si një sektor tradicionalisht tërheqës, por këtë vit me një karakteristikë të re: projekte më të prekshme dhe më të gatshme për implementim.

“Patjetër që turizmi mbetet gjithmonë një nga sektorët tanë prioritarë që tërheq vëmendje dhe edhe këtë vit po ashtu bindshëm. Duke qenë se turizmi mundëson që të ketë edhe makete dhe projekte më të prekshme dhe ato projekte të cilat mund të jenë gati që ata të angazhojnë financat apo të bashkëpunojnë me sipërmarrësit tanë, ka një interes i cili është më i gatshëm për implementim. Kurse nga sektorët e tjerë veçojmë këtu bujqësinë smart, ku kemi bërë një kombinim shumë interesant midis startupeve të cilat kanë disa programe teknologjike që do ta ndihmojnë bujqësinë tradicionale të shkojë në një tjetër nivel”, u shpreh ajo.

Sipas sipërmarrësve të huaj, Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, e mbështetur fuqishëm nga investimet në infrastrukturë gjatë 5 viteve të fundit. Ndërtimi i aeroporteve, përmirësimi i hekurudhave dhe bashkëpunimet me vendet fqinje kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e ndjeshme të turizmit, veçanërisht në 3 vitet e fundit. Sipas vlerësimeve, sfida kryesore tashmë nuk është vetëm tërheqja e turistëve, por kthimi i tyre përsëri në vend.

Brendan Mativi, Capital Point | Forbes Global Properties, deklaroi: “Nga përvoja ime si amerikan: çfarëdo që dëgjoni nga jashtë nuk është absolutisht e vërtetë. Kur vjen këtu, njerëzit janë jashtëzakonisht të sinqertë, shumë mikpritës. Ushqimi është absolutisht fantastik. Shqipëria do të jetë një nga vendet më të mira në botë brenda 5 deri në 7 viteve. Dhe shpresoj që të bëheni lideri i Ballkanit. Ne po sjellim biznese, kontakte të mëdha, data center që po vijnë në Shqipëri. Ne po ndërtojmë të ardhmen e asaj që Shqipëria do të jetë.”

Drejtuesi i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, ka theksuar se zhvillimi ekonomik i vendit po ndjek një trajektore të ngjashme me atë të vendeve të tjera në zhvillim, ku rritja e investimeve është e lidhur ngushtë me procesin e konvergjencës ekonomike.

“Kur e shikon këtë histori në zhvillim, është një histori që e sheh edhe në vende të tjera që po kalojnë drejt ekonomive në zhvillim. Dhe kjo është historia: investimet pritet të rriten në vazhdim si pjesë e procesit të konvergjencës. Arsyeja pse funksionon ky proces konvergjence është sepse ndryshon ekonominë dhe i bën institucionet më produktive, shërbimet më efikase. Ky tranzicion është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Paolucci.

Megjithatë, pavarësisht progresit, Paolucci theksoi se Shqipëria përballet me tre sfida kryesore, të cilat njëkohësisht mund të shndërrohen në mundësi për sektorin privat dhe investitorët:

Sfida e parë është rënia e popullsisë në moshë pune, që ndikon në ofertën e punës, qëndrueshmërinë dhe kërkesën e konsumatorëve.

Sfida e dytë janë aftësitë, pra cilësia e fuqisë punëtore. “Problemi në këtë drejtim është që aftësitë që gjenden sot në tregun e punës nuk janë të përshtatura me nevojat e një shoqërie dhe ekonomie në zhvillim”, theksoi ai.

Në këtë kontekst, ai theksoi nevojën për reforma dhe investime të mëtejshme që do të ndihmojnë në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit.

Next Post
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In