• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi në Sazan/ Minxhozi: Rama ka një klimë të tijën. Zheji: Kjo është inteligjenca e kryeministrit

by Java News
19/03/2024 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhëndri i ish presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, gjë që ka sjellë mjaft diskutime. Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Jared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Duke folur për këtë temë në emisionin “Real Story”, analistët Skënder Minxhozi dhe Artur Zheji deklaruan se ky projekt tregon inteligjencën e kryeministrit Edi Rama, pasi asnjë politikan tjetër nuk e ka pasur këtë akses më herët.

Sipas analistëve, edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës plotëson një pjesë të pazëllit që tani papritmas të del shumë i orientuar në terren, në kohë dhe në hapësirë.

Minxhozi: “Rama ka një klimë të tijën, që unë nuk kujtoj një kryeministër tjetër që ta ketë patur. Madje unë nuk kujtoj as ndonjë tjetër politikan shqiptar që ta ketë pasur këtë lloj aksesi. Kjo mendoj unë është aspekti i padukshëm i një projekti që mendoj unë që vjen për të krijuar dhoma dhe për të bërë turizëm në ishujt tanë, por është shumë më tepër se kaq. Edhe aeroporti i Vlorës është një pjesë e pazëllit që tani papritmas të del shumë i orientuar në terren, në kohë dhe në hapësirë. Pra, ti kupton aty se një projekt i tillë që në pikëpamje ambientale, në aspektin ushtarak që ka pasur ishulli i Sazanit, në terma të tjerë të mos ishte kjo ndërmjetësi e Ramës, sot do të kishin një luftë mediat e Tiranës dhe opozita do të ishte me parzmore. Ndërkohë, opozita përpiqet të marrë një pjesë të vogël të kësaj lavdie. Pra, është kjo lloj qasje në politikën e jashtme që mua më tingëllon e çuditshme”.

Zheji: “Në cilin vend të botës mund të ndërtohet brenda tre vitesh një aeroport? U ndërtua aeroporti në Vlorë. Kush e vë gjithë shtetin në lëvizje? Që të bëhet një aeroport, të bëhet Sazani, pse? Sepse do bëhet e gjitha kjo për investimet e dhëndrit të Trumpit. Unë mendoj që është shumë e thjesht, që askush as ndonjë shqiptar, as francez dhe as italian nuk mund të dali dhe të thotë unë e kam armik presidentin. Pra, një vend i vogël çfarë duhet të bëjë? Duhet të përshtatet. Mendoj që kjo me pak fjalë është inteligjenca e Ramës. Unë nuk e dua Shqipërinë një vend që të dominojnë kamarierët dhe kuzhinierët”.

/f.s

Next Post
VIDEO/ ‘Zbulime’ të reja nga Ilir Meta: I përzura truprojat e Gardës, janë patronazhistë!

Afera CEZ-DIA/ Pretendimi i gazetarit: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com