• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi në Sazan është interes i Ramës, por edhe i Shqipërisë

by Ervis Iljazaj
17/01/2025 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Investimi i dhëndrit të Presidentit Amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit ka rihapur edhe njëherë diskutime në opinionin publik, pasi sot doli vendimi i qeverisë për ta shpallur atë si investitor strategjik. Shumë zëra të opinionin publik kanë filluar edhe njëherë kritikat për këtë investim për shkak se e lidhin atë me një interes politik dhe personal të Edi Ramës për ë krijuar lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë. Opozita shqiptare deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral, për shkak se investitori është një lidhje familjare me drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë.

Në fakt ky është një investim që e ka bërë Partinë Demokratike të heshtë si rrallë ndonjëherë për investimet apo investitorët strategjikë të qeverisë. Duket qarë se opozita për shkak të interesit politik nuk ka asnjë kritikë për këtë investim kaq të madh.

Kritikat e vetme që vijnë në drejtim të këtij investimi janë pikërisht se pas tij ka një interes personal të Edi Ramës si një mënyrë për të krijuar lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë. Po është e vërtetë. Rama padyshim që Sazanin ja ka ofruar këtij investitori edhe me këtë qëllim. Është naive të mendosh ndryshe. Por politikanët kanë gjithmonë interesat, kjo është një gjë që dihet. Ajo që ne duhet të gjykojmë është nëse interesat e tyre përkojnë me interesat e Shqipërisë apo jo. Dhe investimi në ishullin e Sazanit është një investim që i intereson ekonomisë, dhe mbi të gjithë turizmit shqiptar. Jo vetëm që do t’i jepte një impuls të ri këtij sektori, por do t’i jepte Shqipërisë edhe një publicitet pikërisht falë emrit të investitorit.

Ne duhetë të jemi të ndërgjegjshëm se pa investime të tilla, Shqipëria nuk mund të konkurojë dot me fqinjët në sektorin e turizmit, duke patur parasysh se rrethohemi nga kolosë botërorë në këtë fushë.

Dhe një investim i tillë kolosal, i bërë pikërisht nga familjarët e Presidentit të ShBA është një reklamë e mirë për vendin tonë. Që tani madje, pa filluar nga puna ende dhe vetëm në projekt ide, ky investim dhe Shqipëria, është në mediat kryesore botërore dhe amerikane, gjë e cila ndihmon sektorin e turizmit shqiptar. Sigurisht ky investim edhe pse me një investiror të tillë nuk do të thotë që të bëhet kundra ligjeve të Shqipërisë apo kundër interesavet të shqiptarëve. Gjithsesi është një investim që duhet të jetë transparent dhe në monitorim në këtë drejtim.

Mund të mirëkuptohen ata që e kritikojnë këtë investim nga pikëpmja ambjentaliste për shembull. Ka nga ata njërëz që mendojnë se natyra shqiptare edhe në bregdet duhet të mbtetet e paprekur sepse kështu është më mirë. Por ta kritikosh një investim vetëm se bëhet nga Edi Rama dhe ai ka interes politik apo diplomatik, pa marrë në konsideratë nëse Shqipëria fiton nga ky investim, është absurde.

Shpesh herë shoqërinë shqiptare e kaplon një nihilizëm i pakuptueshëm. Për shumë investime apo projekte ngrihen menjëherë kritika apo refuzohet apriori. Këtë e bëjnë pa dhënë alternativa se si zhvillohet turizmi në Shqipëri, si zhvillohet ekonomia apo sektorë të tjerë. Thjesht thonë jo për çdo gjë.

E vetmja mënyrë që ‘’të shpëtojë’’ Sazani sipas këtyre ideve është të lihet ashtu i shkretë. Mirëpo ashtu nuk kuptohet se çfarë vlere ka për Shqipërinë dhe për turizmin e saj. Në të kundërt, nëse nuk do të investojë dhëndri i Presidentit të ShBA, më shumë gjasa do të jetë ndonjë oligark vendas , ashtu sikurse ndodh shpesh herë. Më mirë një investim i huaj dhe serioz, se sa një investim nga këto alla shqiptare që s’dihet se kush janë dhe çfarë na sjellin. Aq më tepër që investimet amerikane janë të pakta në Shqipëri dhe duhet të jenë gjithmonë të mirëpritura. Prandaj ata që kritikojnë këtë investim duhet të në japin argumenta se përse janë kundra, përveç faktit se Edi Rama ka interes diplomatik apo politik.

Deri më tani, ende se kanë bërë.

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

“Ndryshime që përcaktojnë të ardhmen”, astrologia tregon shenjën që pritet të bëhet prind

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    O Iljazaj,o dritëshkurtër,o injorant,o bythlëpirës..
    O Tradhtar…Sa pak e doni Mëmën Tonë Shqipëri…Si mund të jesh i papërgjegjshëm..
    Turp të kesh

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    O Iljazaj,o dritëshkurtër,o injorant,o bythlëpirës..
    O Tradhtar…Sa pak e doni Mëmën Tonë Shqipëri…Si mund të jesh i papërgjegjshëm..
    Turp të kesh Sazani është pjesë e trupit të mëmës Shqipëri…Kush është Kushner që Edi Rama i’a jep ?! Shqiptar i Shqipërisë është Kushner?! Jo!Apo si b.lëpirës për të mbajtur pushtetin me çdo kusht tia falim:këtë copë Melonit, këtë ShBA, këto NATOs,këto Arabisë saudite,këto Emirateve….po e jona…Shqipëria jonë ku është?!…Reflekto,studio analizo vetem dhe pastaj dil në studio televizive,o i palexuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In