• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimi në plazhin e Spillesë, Ekonomi: U hapën vende pune e u dyfishuan pushuesit

by A R
27/08/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plazhi i Spillesë, në një vijë bregdetare prej rreth 4 km është transformuar këtë vit nga një hapësirë me ndërtime kaotike në një plazh të sistemuar mirë, që nga infrastruktura e deri tek shërbimet që ofron për pushuesit.

Në stacionet e plazhit, çadrat ruajnë distancën nga njëra-tjetra e po ashtu edhe baret apo lokalet.

Në shëtitoren që përshkon vijën bregdetare, vajza dhe djem, të punësuar sezonalë të Bashkisë së Rrogozhinës, patrullojnë me biçikleta plazhin. Detyra e tyre është siguria dhe mbledhja e ankesave të qytetarëve.

Manjola Malo, e Policisë Bashkiake Rrogozhinë, shprehet: “Ka ankesa për pastërtinë, edhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që mos të lënë plehrat kudo, por t’i vendosin në kosha që janë në të gjithë plazhin”.

Në plazh gjenden 8 kulla vrojtimi dhe 16 roje plazhi. Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se modeli i aplikuar nga Bashkia e Rrogozhinës duhet të shërbejë si shembull për bashkitë e tjera që kanë në menaxhim bregdetin shqiptar.

“Ky është një investim i rëndësishëm për vijën bregdetare të Detit Adriatik, por falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë u arrit të bëhej në një kohë rekord dhe këtu kishim mundësinë të punësojmë njerëz, pavarësisht se sezonalë, por shumë të rëndësishëm për ata që ofrojnë shërbime”, u shpreh Ekonomi.

Ndërsa Beqir Nuredini, kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës, tha: “Është investuar mbi 2 milionë euro, kemi filluar dhe përfunduar projektin në 40 ditë”.

Numri i turistëve në Spille këtë vit është trefishuar. Në një ditë, plazhin e vizitojnë deri në 20 mijë pushues. Por, kreu i bashkisë thotë se për të rritur më tej këtë numër po planifikon sipërfaqe që do të ofrojnë të gjitha shërbimet mbështetëse për ata që udhëtojnë me “camper” apo tusristët e kampingjeve./a.m.

Next Post
Parkimet me pagesë në Vlorë/ Shoqëria civile protesta kundër konçesionit

Parkimet me pagesë në Vlorë/ Shoqëria civile protesta kundër konçesionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com