• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimi në kompanitë online, Malaj: Kujdes, rrezikoheni nga mashtrimet

by A R
19/11/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i ekonomisë Prof. Dr. Arben Malaj apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm në investimet e parave të tyre në kompani online. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Malaj thotë se këto kompani kanë një risk të lartë për të vjedhur kursimet e qytetarëve. Për këtë, ai kërkon angazhimin e insitucioneve dhe individëve për përcjelljen e shqetësimit.

“Këto kompani mashtruese po ju vjedhin paratë, po ju bëjnë më të varfër. Kujdes, fitimet joshëse janë grepi për t’ju peshkuar dhe vjedhur çdo qindarkë. Sa më të mëdha këto fitime teorike që ju joshin ju aq më të mëdha, aq më vrasëtare dhe aq më të rënda do të jenë humbjet tuaja”, thotë Malaj.

Kujdes, apelon Malaj, paratë tuaja dhe të të afërmve tuaj janë para nga shumë sakrifica. “Mos u gënjeni nga këto premtime, mos i merrni paratë e fëmijëve dhe të ardhurave tuaja dhe t’i investoni në këto skema grabitëse. Ndërgjegjësimi publik duhet të jetë aktiv edhe nga autoritetet mbikëqyrëse përmes medias, apo hartimit të materialeve informuese. “Një material konçiz me shenjat paralajmëruese se mund të jeni viktimë duhet të përdoret për ndërgjegjësimin e çdo individi”, shprehet Malaj.

Malaj shprehet se indiferenca ndaj këtij fenomeni mund të ketë pasoja të rënda sociale. “Dikush mund të rekomandojë, le ti lejojmë këta individë të mësojnë duke e pësuar ose falimentuar, por në këtë rast, kriza sociale si individë, familje dhe shoqëri është shumë e rëndë dhe kur përmasa rritet ajo dëmton rëndë kohezionin social të vendit tonë. Kompanitë grabitqare vjedhin milionat, qindra apo mijëra individë/investitorë humbasin kursimet e tyre”, sqaron Malaj. Sipas tij, këta të mashtruar i shtohen numrit të njerëzve të varfër që rrit edhe barrën e buxhetit të shtetit.

Pak ditë më parë, në media u publikua lajmi se kompania “Easy Invest” kishte falimentuar dhe se disa qytetarë kishin humbur kursimet e tyre. Pas këtij rasti, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, (AMF) apeloi qytetarët se duhet të tregohen të kujdesshëm dhe t’i realizojnë ato vetëm nëpërmjet subjekteve të licencuara, të cilat plotësojnë kërkesat rregullative lidhur me aftësitë profesionale, administrimin e rrezikut dhe transparencën ndaj klientit.

AMF konfirmon se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar, pra nuk ka qenë e mbikëqyrur nga Autoriteti. Në çdo rast, apelon AMF, investimi duhet të kryhet mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto investime.

“Kërkoni që përpara se të bëhet regjistrimi si “biznes” i subjekteve të tilla që kryejnë veprimtari financiare online apo në çdo formë tjetër, të kërkohet informacion pranë autoritetit mbikëqyrës përkatës, për të siguruar zbatueshmërinë e plotë të kërkesave ligjore”, thotë AM.F /ATA/a.m.

Next Post
Barcelona ndalet në barazim në shtëpi përballë Malagas, Reali mbetet në krye

Barcelona ndalet në barazim në shtëpi përballë Malagas, Reali mbetet në krye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In