• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi/ Aeroporti i Vlorës, në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë

by Java News
16/03/2024 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga momenti i nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tashmë godinat që do përbëjnë kompleksin e projektit më të madh të aviacionit civil kanë marrë formë. Po flasim për kullën e kontrollit, godinën e zjarrfikësve dhe terminalin.

Kulla e kontrollit do të jetë vepra më e lartë në Aeroportin e Vlorës, rreth 35 metra. Kështu duket ajo sot në fazën e ndërtimit, por kështu do të duket me përfundimin e saj.

Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.

“Pritet që aeroporti të dorëzojë aplikimin zyrtar në Dhjetor të vitit 2024, bashkë me dokumentacionin përkatës për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij aeroporti përfshirë planet e emergjencës. Do të vlerësohen postholderat kyç, menaxherët përgjegjës dhe kualifikimet e tyre. Në vijim do të kemi inspektimin në terren me qëllim garantimin e sigurisë”, tha Selma Pagria, drejtoresha e Aerodromeve.

Në pistë dhe në çdo godinë tjetër, vazhdon mbushja dhe ngritja e kuotave me 2.6 metra mbi nivelin e tokës, një masë e marrë në konsideratë që aeroporti të operojë edhe në rast përmbytjesh.

“Janë marrë masa për sistemin e drenazhimin nëpërmjet kanaleve kulluese dhe stacioneve të pompimit për minimizimin sa më shumë të rrezikut nga përmbytja”, tha Selma Pagria.

“Në pistë është bërë 50% e punimeve, ajo do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe do të mundësojë edhe fluturime transoqeanike”, raportoi gazetarja.

“Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport. Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve”, tha Pagria.

Drejtoresha e Aerodromeve, Selma Pagria, bën një përmbledhje të punimeve dhe kur pritet të mbyllen ato.

“Vijon të punohet për rrugët lidhëse, jemi në 90% të punimeve për rrugët perimetrale, dhe 60% për rrugët e shërbimit. Vijohet me punimet në terminal. Ashtu siç është planifikuar, faza e parë pritet që gjithë objektet të jenë të përfunduara në Dhjetor të 2024″.

Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.

Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës,  do të operojë me një kapacitet prej 2 mln pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 mln Euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend./m.j

Next Post
E rëndë/ Nëna ‘mostër’ nxjerr në shitje vajzën e mitur për 500 euro dhe më pas e braktis

E rëndë/ Nëna 'mostër' nxjerr në shitje vajzën e mitur për 500 euro dhe më pas e braktis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com