• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendet e reja të pamjaftueshme, rritet papunësia

by Java News
10/12/2015 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia u rrit me 0.2 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit. Më konkretisht, sipas Instat-it, nga 17.3% që ishte në fund të qershorit, niveli i papunësisë u rrit në 17.5% në tremujorin e tretë.

Sipas Instat-it, papunësia është rritur edhe krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky tregues ishte 17.4%. Të dhënat e reja tregojnë se në harkun kohor të një viti, pra shtator 2014 deri në shtator 2015, ekonomia ka prodhuar 20 mijë e 630 vende të reja pune.

Por ky ritëm i krijimit të vendeve të reja të punës ka qenë i pamjaftueshëm për të mbuluar shtesën në forcën punëtore gjatë këtij viti, duke çuar rrjedhimisht në rritjen e treguesit të papunësisë.

Muaji shtator përkon me fillimin e aksionit informalitet. Ministria e Financave deklaroi se për shkak të kontrolleve tatimore në periudhën shtator-tetor, numri i të punësuarve formal u rrit me 73 mijë vetë. Por kjo nuk rezulton, të paktën sipas anketës së papunësisë. Megjithatë, anketa mbulon vetëm muajin shtator, pra nuk e përfshin tetorin dhe rezultatet e saj llogariten përmes sondazheve.

Ministria e Financave pretendon se shifrat e hapjes së 73 mijë vendeve të reja të punës shtator dhe tetor vjen nga burimi administrativ, pra borderotë që dorëzohen pranë tatimeve.

Përtej argumentave, rritja, edhe pse e lehtë e treguesit të papunësisë, dëshmon edhe një herë vështirësitë e ekonomisë për të prodhuar punësim në ritme të shpejta. Madje, në disa grupe si ai i të rinjve, nga 15 deri në 29 vjeç treguesi i papunësisë llogaritet mbi 32%. Edhe pse krahasuar me një vit më parë papunësia e të rinjve është ulur me gati 2%, ajo mbetet sërish në nivele të larta dhe sipas Instat-it një pjesë e këtyre të rinjve janë të papunë afatgjatë. (TCH)

Next Post

Propozimet, ja kush janë prokurorët që transferohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In