• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Investimet publike, 40 % e fondit përqendrohet në dy muaj

by A R
25/11/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar 10 muaj nga zbatimi i buxhetit 2015, produkti më i dukshëm i arkës së shtetit, investimet po shfaqin dobësi të theksuara. Edhe pse me ulje nga viti në vit fondet dedikuar investimeve po njohin mosrealizime kolosale.

Deri në fund të periudhës 10 mujore shpenzimet kapitale në vlera neto ishin realizuar vetëm 37.3 miliardë lekë një mosrealizim 17 për qind të programit të periudhës. Për rrjedhojë për dy muajt e mbetur qeveria të shpenzojë 40 për qind të fondit vjetor prej 63 miliardë lekësh.

Ministria e Financave në njoftimin zyrtar arsyeton se mosrealizimi i shpenzimeve kapitale ka ardhur si pasojë e faktorëve të ndryshëm, por më kryesori ka qenë vonesa në procesin e tenderimeve apo parashikimi për t’u realizuar në tremujorin e fundit.

Pak e shumë e njëjta arsye u dha edhe për vitin e kaluar. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e katërt të Marrëveshjes me Shqipërinë evidentoi se kalimi i funksionit të shpenzimeve buxhetore nga Ministria e Financave të Ministria e Ekonomisë ka qenë një ndër faktorët themelore që po pengon alokimin e investimeve sipas planifikimeve.

Shtimi i procedurave borukratike ndërmjet institucioneve zbatuese, ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave kanë sjellë vonesa në miratimin projekteve dhe disburësimin e fondeve. Kjo situate ka çuar në zbatimin jo efecient të investimeve. Ministri i Financave vitin e kaluar nëpërmjet letër kredive parapagoi rreth 3 miliardë lekë investime në ditët e fundit të muajit dhjetor për të shpëtuar “djegien” e fondeve.

MONITOR

Next Post

ISIS kërcënon Francën dhe Presidentin Hollande: Do ju shkatërrojmë/ VIDEO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com