• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet nga vendet e BE në Shqipëri 5.45 miliardë euro, më të lartat në rajon

by Java News
21/12/2018 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian drejt Shqipërisë në fund të vitit 2017 arriti në 5.45 miliardë euro, sipas statistikave që janë publikuar në sistemin e të dhënave të Eurostat. Pasi arritën në 2015-n, në nivelin më të lartë prej 5.9 miliardë euro, stoku ka rënë lehtë dy vitet e mëpasshme.

Në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), investimet e BE në Shqipëri janë 47%, duke qenë në këtë mënyrë më të lartat në rajon, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat për investimet në vlerë absolute dhe përpunimeve të Monitor në raport me PBB .

Në vend të dytë renditet Mali i Zi me 37% të PBB dhe më pas Serbia me 36%. Për Maqedoninë ky tregues është rreth 24% e PBB-së, ndërsa shteti që tërheq më pak investime nga Bashkimi Europian është Bosnja, me vetëm 15% të PBB-së.

Sipas shifrave të tjera, që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investitori më i madh nga shtetet e BE-së, por gjithashtu dhe më i madhi në total, është Greqia, me një stok total prej 1.2 miliardë eurosh deri në fund të 2017-s. Investimet e telekomunikacioneve, përmes Vodafone dhe Telekom Albania (ish AMC) dhe ato të bankave zënë peshën kryesore. Por, vitet e fundit, stoku ka ardhur në ulje, si rrjedhojë e stanjacionit të telekomunikacionit dhe tërheqjes graduale të bankave. Deri në vitin 2010, rreth 24% e totalit të aktiveve të sistemit bankar zotërohet nga banka me kapital grek, ndërsa sot ka mbetur vetëm një prej tyre, me rreth 5% të totalit.

Në vend të dytë nga shtetet e BE-së është Holanda me një stok prej 827 milionë eurosh, si rrjedhojë e investimeve të mëdha në energji, përmes hidrocentraleve të Devollit dhe Moglicës.

Më pas renditet Italia, me 610 milionë euro me investime në sektorin financiar dhe aktivitete të përpunimit; Austria me 447 milionë euro, kryesisht në energji. Vitet e fundit në listë është shtuar dhe Franca, me 178 milionë euro, si rrjedhojë e kompanisë franceze Sipecapag që po kryen punime për gazsjellësin TAP.

Ndërsa projekti TAP, një investim total prej rreth 1.5 miliardë eurosh, regjistrohet nga Banka e Shqipërisë si zviceran, ndonëse ai është nga një konglomerat shtetesh, përfshirë dhe Italinë. (Ambasada italiane i vlerëson investimet italiane në Shqipëri më të larta sesa ato që raportohen nga Banka e Shqipërisë)./monitor

/a.çupaj

Next Post
Dua Lipa nuk ndalet, shqiptarja e famshme tani edhe në një film

Dua Lipa nuk ndalet, shqiptarja e famshme tani edhe në një film

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In