• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimet në ujësjellësa, Balla takim me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan: Mandati i tretë zgjidh përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë

by Ardit Rada
19/03/2021 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan mbi arritjet dhe vizionin e PS për Investimet në Ujësjellës-Kanalizime.

Balla gjatë fjalës së tij tha se ky mandat do të jetë ai i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje në këtë qark.

“Kryeministri e tha shumë qartë: Ky do të jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje të qarkut Elbasanit. E vërteta është që në 2013-ën të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit ishin jo vetëm nën një administrim politik, por shërbenin si një vend punësimi për militantët e partive dhe nuk ishin aspak ndërrmarje që të garantonin cilësi të furnzimit me ujië të pijshëm dhe cilësi të kanalizimeve të ujërave të zeza.
Ishte si një sipërmarrje e vështirë të garantoje që të siguroje shërbim të plotë me ujë të pijshëm në këto bashki. Dalëngadalë filloi tranformimi dhe shpejtësia e ndryshimit erdhi pas vitit 2017. Kryetarët e bashkive do tregojnë ekperiencat e tyre në secilën prej bashkive”, u shpreh ai.

Balla shtoi se investimet në 4 vitet e fundit, në ujësjellës kanalizime, në qarkun Elbasan, janë disa herë më të larta se të gjitha investimet të mara së bashku nga viti 1992 deri në vitin 2017. Ai u shpreh se vetëm me Partinë Socialiste në qeverisje qëndrore dhe vendore, do të arrihet që ti jepet zgjidhje kësaj çështjeje.

“Ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve janë kompani që menaxhohen nga menaxherë dhe ndërkohë që bashkitë sot janë thjesht aksionerë. Unë gjej rastin si përfaqësues politik i këtij qarku të shpreh se investimet në 4 vitet e fundit, në ujësjellës kanalizime, në qarkun Elbasan, janë disa herë më të larta se të gjitha investimet të mara së bashku nga viti 1992 deri në vitin 2017. Dhe një pjesë e investimeve janë ende në vazhdim, në secilën prej bashkive një pjesë e këtyre investimeve janë në proces , një pjesë kanë përfunduar, një pjesë kanë janë duke përfunduar, një pjesë janë në procesin e negocimit të kontratave, një pjesë janë në procesin e gjetjes së fondeve nga ana e qeverisë.
Sot e them me plot bindje se ne i qëndrojmë plotësisht angazhimit të marrë se mandati i ri, do të jetë edhe mandati i fundit që do të diskutohet për këtë çështje gjatë fushatave zgjedhore. Jam shumë i bindur që qasja që kemi tani është qasja e duhur për ta fituar këtë betejë. Prandaj kush e sheh 25 prillin si një ditë të shpresës, të zgjidhjes së këtij problem, duhet ta investojë votën e vet tek Partia Socialiste. Sepse vetëm me Partinë Socialiste në qeverisje qëndrore dhe me Bashkitë e qarkut këtu, ne do kemi arritur që çdo banori të qarkut Elbasan t’i japim zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje.”, theksoi Balla.

Next Post
Britania e Madhe realizon shifrën rekord të vaksinimeve ditore

Britania e Madhe realizon shifrën rekord të vaksinimeve ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

September 1, 2026
Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

September 1, 2026
E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

September 1, 2026
Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

September 1, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

September 1, 2026
Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

September 1, 2026
Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

September 1, 2026
I nxehti bën ‘kërdinë’ në Spanjë, mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme!

I nxehti bën ‘kërdinë’ në Spanjë, mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme!

September 1, 2026
Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

Zyrtare/ Gabriel Jesus firmos me Barcelonë, detajet e kontratës me katalanasit!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com