• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet në Shqipëri, ‘ulet’ flamuri grek, zvicerianët marrin kryesimin

by Java News
27/03/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që prej më shumë se dy dekadash, Greqia e ka ulur flamurin si investitori më i madh në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të katërt, Greqia kaloi si investitori i dytë në vend, sa i përket stokut, duke ia lënë vendin Zvicrës.

Stoku i investimeve nga Zvicra në Shqipëri arriti në fund të 2018-n në 1.3 miliardë euro, duke përbërë 17.3% të totalit prej 7.7 miliardë eurosh që kanë investuar shtetet e huaja në Shqipëri që pas viteve ’90.

Investimet nga Zvicra kanë shënuar një rritje të shpejtë që nga mesi i vitit 2016, që në fakt përkojnë me fillimin e punimeve për gazsjellësin TAP, një projekt prej rreth 1.5 miliardë eurosh, më i madhi historik në Shqipëri. Ndonëse TAP është investim i një konglometari shtetesh, ai është i regjistruar me seli qendrore në Zvicër.  Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), që janë përgjithësisht kompani ndërkombëtare, por me seli qendrore përkatësisht: BP-Britania e Madhe; SOCAR-Azerbaxhan; Snam-Itali; Fluxys-Belgjikë; Enagas-Spanjë; Axpo-Zvicër.

Greqia, që për shumë vjet ishte investitori më i madh në vend, kishte në fund të vitit një stok prej 1.2 miliardë eurosh, ose 16% të totalit. Vitet e fundit, ky tregues ka qëndruar pothuajse në të njëjtat nivele, duke reflektuar stanjacionin e kompanive të telekomunikacionit, të cilat në një treg të maturuar nuk po bëjnë më investime. Që prej fillimit të viteve 2000, dy kompanitë që hynë në tregun e telekomunikacioneve përmes Greqisë, Cosmote dhe Vodafone realizuan investime të larta në Shqipëri. Cosmote u tërhoq nga Shqipëria në fillim të këtij viti duke shitur aksionet e Telekom Albania tek shoqëria “Albania Telecom Invest AD”, një shoqëri e themeluar dhe e regjistruar në shtetin Bullgar.

Edhe bankat me kapital grek po tërhiqen gradualisht nga Shqipëri. Investitori i tretë më i madh në vend këtë vit ka kaluar Holanda, me një stok prej 1 miliardë eurosh (13.6% e totalit), përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Si investitor i katërt ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 951 milionë euro në fund të 2018-s, ose 12.4% e totalit . Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 686 milionë euro (8.9% e totalit). Nga Italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla.

Në vend të pestë renditet Turqia, me një stok investimesh prej 604 milionë euro, ose 6.9% e totalit. Investimet kryesore të Turqisë janë në telekomunikacione dhe banka.

Më pas vijnë Austria me 525 milionë euro, me investime në banka dhe energji; Franca, me 297 milionë euro, me një rritje të ndjeshme vitet e fundit si rrjedhojë e kompanisë Spiecapag, që është nënkontraktor i gazsjellësit TAP; Qipro me 158 milionë euro dhe Gjermania me 133 milionë euro. Monitor

 

/a.meta

Next Post
Foto/ Rama: “Mirëmëngjes me këtë pamje nga Parku i rilindur i Liqenit të Tiranës”!

Foto/ Rama: “Mirëmëngjes me këtë pamje nga Parku i rilindur i Liqenit të Tiranës"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In