• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimet në Sazan, të mirëpritura/ Operatorët turistikë në jug: Ndihemi keq kur çojmë turistë dhe s’gjejnë shërbime

by Java News
23/03/2024 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ishulli i Sazanit për të cilin po flitet shumë nga interesi i dhëndrit të ish presidentit amerikan për të investuar është i mbyllur për vizitorë.

Në copëzën e tokës mes gjirit të Vlorës dhe kanalit të Otrantos aq shumë i lakmuar për pozicionin strategjik, sot nuk shkel dot kushdo dhe kurdo.

Në ish zonën ushtarake të regjimit komunist ende mund të hysh vetëm me leje të posaçme ose gjatë sezonit turistik nga qershori deri në shtator kur mijëra turistë e vizitojnë në ture të organizuara. Në ishullin  e rrethuar nga ujëra të kristalta panoramën e thyejnë ndërtesat e braktisura, relikte të një kohe kur Sazanin shqiptarët e shikonin vetëm nga brigjet e vVorës. Sot ka nga ata që thonë se ishulli nuk duhet të jepet për investime por lajmi ka ngjallur interes të veçantë dhe entuziazëm mes turoperatoreve në jug.

Top Channel udhëtoi drejt Sazanit me kreun e operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj i cili shpjegoi dhe të mirat që do të ketë jo vetëm turizimi në Vlorë por dhe banorët e Vlorës me ndërtimin e këtyre resorteve.

“Ky është një ishull i pa zhvilluar i cili funksionon vetëm një muaj e gjysmë. Promovimi që po i bëhet këtij vendi dhe turizmit, ne si operator turistik ndihemi mirë pasi tashmë ne jemi një vend i zhvilluar, jo më trafikant dhe korruptuar siç kemi qenë dikur. Për turizmin kjo është nota maksimale dhe promovimi që po i bëhet.Po flitet në mediat më serioze botërore , dhe ne ja arritëm kësaj ditë që të konkurrojmë për turizmin. Jo më shumë se 5% e turistëve kanë vizituar ishullin dhe nuk ndihemi mirë kur sjellim të huaj që nuk gjejnë asnjë shërbim dhe mbetjet i marrim me vete.“-shprehet Bedinaj.

Ndërkohë që dhe në fshatin Zvërnec një tjetër zonë e përfolur për interesa investimi banorët presin që përveç infrastrukturës që do të rregullohet,të ketë edhe punësime dhe pse jo t’u kthehen fëmijët emigrantë.

“Unë që kam një biznes të vogël kam punësuar disa banorë, por një kompani aq e madhe? Imagjino sa banorë do të punësohen në këto resorte turistike”.

 “Po ne kemi të mira po s’fitojmë gjë. Të na legalizojnë tokat dhe ndoshta do na rritet mirëqenia e do na kthehen fëmijët”.

Ishulli i Sazanit ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash të gjatë, me plazhe ranore, shkëmbore me disa gjire dhe me peisazhe që ofron relievi i thepisur. Ishulli ka katër kodra me lartësi mbi 300 metra dhe është i pabanuar. Sazani ka një histori të gjatë të kalimit nga zotërimit nga fuqi të ndryshme. Nga romakët, bizantët, otomanët, venedikasit për disa vite edhe Greqia, Sazani u provua të popullohej vetëm nga italianët pas vitit 1920 me familje peshkatarësh nga Puglia, por pas luftës së dytë u bë zonë ushtarake e fortifikuar, baza u ndërtua me ndihmën e rusëve dhe banohej nga familjet e ushtarakëve shqiptare deri në rënien e regjimit komunist. Si zonë ushtarake shqiptare shpesh është përdorur nga ushtria britanike për stërvitje të trupave të tyre./tch

Next Post

Një palë pranga për "t'i lidhur" duart Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In