• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

by A R
22/01/2026 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e dhëndrit dhe vajzës së Presidentit amerikan Donald Trump në Vlorë, për të inspektuar nga afër projektet ambicioze në Sazan dhe Zvërnec, është lexuar jo vetëm si zhvillim ekonomik, por si një fitore e rëndësishme politike e Kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Preç Zogaj u shpreh se kjo javë ka shënuar një kthesë në marrëdhëniet Tiranë-Uashington, të cilat sipas tij, kishin kaluar në një “ngrirje” pas ndërrimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë.

Dy lajmet e mira për Ramën

Sipas Zogajt, pas një periudhe të gjatë me “raporte zero me administratën Trump”, kreu i qeverisë shqiptare ka marrë dy sinjale pozitive brenda pak ditësh.

“Lajmi i parë është ftesa për në Bordin e Paqes, një ftesë që i bëhet Shqipërisë, por që ekspozon Kryeministrin. Dhe menjëherë pas saj, vizita e vajzës së Trump (Ivanka) dhe bashkëshortit të saj, që i rikthehen një projekti të nisur para se Trump të rimerrte pushtetin,” analizoi Zogaj.

Analisti solli në vëmendje edhe manovrat politike të Ramës, duke kujtuar se si ai kishte përgatitur terrenin për këtë afrimitet, madje duke sfiduar hapur administratën e kaluar demokrate gjatë vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë.

“Rama sfidoi edhe Blinken në Tiranë, kur tha se Trump e bën më mirë këtë punë. Ai ishte investuar që të shihej me simpati nga administrata e re,” tha Zogaj.

Zogaj ngriti edhe një shqetësim etik lidhur me përfshirjen e familjarëve të krerëve të shteteve të fuqishme në biznese ndërkombëtare gjatë kohës që janë në pushtet.

“Do të kisha preferuar që investimet e individëve që janë pjesë e paneleve të krerëve të shtetit, sidomos në rastin e SHBA që është nbjë shtet i fuqishëm, të bëheshin kur ata nuk janë në pushtet,” përfundoi ai.

Next Post
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In