• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj

by Java News
04/01/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet

“Bonusi i bebes po shpërndahet në çdo maternitet në vend, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri”.

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, ku shpërndau çeqet e bebes për nënat e reja. Me proceduren e re, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar procedurën e regjistrimit të të porsalindurve.

Ministrja Manastirliu theksoi gjatë vizitës në spitalin e Elbasanit se po investohet në çdo maternitet në spitalet rajonale.

“Hap pas hapi po përmirësojmë infrastrukturën në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, ku investuam së fundmi në 29 inkubatorë të rinj dhe 8 eko obstetrike-gjinekologjike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete këtë vit.

“Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit Materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit”, tha Manastirliu.

Politika e re sociale e Qeverisë e bonusit të bebes mbështet familjet e reja, me pagesën universale, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;
Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;
Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.
Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë, me çeljen e buxhetit 2019 në mesin e muajit Janar.Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën.

Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

a.cupaj

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi ditor, e Shtunë 5 Janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com