• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet në energji, lehtësohen procedurat për kompanitë

by A R
05/02/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria parashikon procedura të përshpejtuara për kontratat e investimeve në sektorin energjetikë, me kapacitet nën dy mega dhe vlerë mbi 100 milionë euro.

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, diskutoi sot projektligjin “Për një ndryshim në ligjin 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” të ndryshuar”,  ku me propozim të mazhorancës dhe opozitës u parashtrua që inceneratorët dhe TEC-et që përdorin torfën, të mos përfshihen në këtë pr/ligj.

Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinari, gjatë prezantimit të projektligjit tha se, “sot ka një interes në rritje të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar kapacitete prodhuese të reja, në sektorin energjitik duke shfrytëzuar burime hidrike dhe ato alternative që ofrojnë resurset e vendit, por që stepen përballë procedurave të gjata që shkojnë gati rreth dy vjet të negociatave për koncesionet, ndërkohë që vendet e rajonit kanë procedura të përshpejtuara.

“Kjo është  arsyeja që sot kemi ardhur me një propozim për shkurtimin dhe përshpejtimin e procedurave të dhënies me koncesion të kapaciteteve nën 2 mega dhe mbi 100 mln euro. Njëkohësisht është edhe harmonizimi me ligjin për energji të rinovueshme,” theksoi Çinari.

Sipas saj, sektori energjitik shqiptar shënon një konsum të madh kundrejt aftësisë për të prodhuar energji, pavarësisht burimeve që ofron vendi.

Nga viti 1999 Shqipëria është një importues neto të energjisë, dhe Shqipëria mbështetet kryesisht në prodhimin e energjisë në burime ujore. Kjo ka reflektuar natyrisht në kosto shumë të larta, të cilat herë pas here kanë vënë në vështirësi edhe sistemin elektroenergjitik shqiptar dhe financat në buxhetin e shtetit, ndaj lehtësirat proceduriale do të rrisin investimet në këtë sektor,  u shpreh zv/ministrja./ata/a.m.

Next Post
Trafik droge drejt Greqisë, bllokohet 81 kg kanabis, 3 shqiptarë në pranga

Britani, 50 vite burg për 7 shqiptarët e ndaluar me 1 mln paundë kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In