• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Investimet, komplikime nga procedurat për tokën

by A R
28/12/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim, me të cilin i detyron investitorët strategjikë që para se të aplikojnë për shpronësim duhet të kenë arritur më parë marrëveshje me pronarët. Procedurat e stërzgjatura dhe statusi i komplikuar i pronave do të vërë vendin në pozita jokonkurruese për investimet

Teksa rajoni është duke ndjekur një politikë agresive për tërheqjen e investimeve, nëpërmjet taksave më të ulëta dhe procedurave më të lehta të investimit dhe të gjetjes së tokës ku do të bëhet investimi, duket se klima për thithjen e investitorëve të huaj në vendin tonë po shkon në të kundërt. Qeveria sapo ka miratuar një vendim, me të cilin i detyron investitorët strategjikë që para se të aplikojnë për shpronësim, duhet të kenë arritur më parë marrëveshje me pronarët. Precedentët e mëparshëm kanë treguar se investitorët e parqeve industriale nuk i kanë zhvilluar projektet e fituara pas vitit 2010 pikërisht për shkak të statusit të paqartë të pronësisë. Në këtë mënyrë, dështuan projektet e fshatrave turistikë në Vilbashtovë dhe parqet industriale në zonën e Shkodrës, Lezhës, Spitallës etj. Qeveria e Serbisë, në politikat e saj, siguron falas tokën ndaj investitorëve.

Në vendimin e fundit të qeverisë që u botua së fundmi në Fletoren Zyrtare, investitorët strategjikë përpara se të kërkojnë shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga investimi duhet që më parë të kryejnë dhe dokumentojnë procedurat për arritjen e një marrëveshjeje me pronarët.

Për realizimin e këtij detyrimi, investitorët u propozojnë pronarëve nënshkrimin e marrëveshjeve të posaçme, duke u ofruar atyre instrumente të përshtatshme alternative ose kompensuese.

Instrumentet alternative që ofrohen nga investitorët përfshijnë mundësinë e përdorimit të përkohshëm të pasurive, pronë private; mundësinë e përdorimit të pasurive, pronë private, me anë të kontratave që nuk parashikojnë kalimin e pronësisë, por përcaktojnë të drejta përdorimi ose kalimi të tilla si: qira, servitut, enfiteozë, uzufrukt ose kontrata të ngjashme.

Në rastet kur projekti strategjik nuk mund të realizohet pa cenuar pasuritë e paluajtshme, pronë private, investitori duhet t’u ofrojë pronarëve marrëveshje për shitblerjen e pasurive, me një kompensim financiar jo më të vogël se vlera financiare e kompensimit si pasojë e shpronësimit, ose marrëveshje alternative, që ofrojnë përfitime të një natyre të ndryshme, të cilat rezultojnë të pranueshme për pronarët.

 

Procedurat për arritjen e marrëveshjes

Vendimi i qeverisë detyron investitorin të identifikojë pasuritë e paluajtshme dhe pronarët përkatës, të cilët preken nga investimi strategjik, bazuar në të dhënat e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Më pas, investitori duhet të kontaktojë drejtpërdrejt pronarët e identifikuar, sipas dokumentacionit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, duke rënë dakord me ta për datat dhe procedurat e përshtatshme për kryerjen e negociatave.

Në rastet kur është i pamundur kontaktimi i drejtpërdrejtë i pronarëve nga investitori, informimi i tyre bëhet nëpërmjet publikimit, për një afat 15-ditor, në median e shkruar dhe televizive, të njoftimit publik, i cili përmban informacionin për projektin strategjik, të dhënat kadastrale të zonës ku do të realizohet investimi, të dhënat e kontaktit të investitorit strategjik, të dhënat e pronarëve, sipas dokumentacionit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, dhe përcaktimin e vendndodhjes, datës dhe orarit të takimeve të posaçme me pronarët. Qeveria sanksionon se, data për kryerjen e takimit me pronarët nuk mund të jetë më afër se 15 ditë nga data e publikimit të parë të njoftimit.

Në takimet dhe negociatat që investitori kryen me pronarët, investitori u ofron atyre të gjithë informacionin e nevojshëm mbi projektin dhe u propozon marrëveshjen përkatëse, në të cilën përcaktohen instrumentet alternative ose kompensimi i përshtatshëm.

Investitori organizon konsultime e takime paraprake për diskutimin e kushteve të marrëveshjeve me pronarët. Afati për përmbylljen e negociatave nuk mund të jetë më i vogël se 30 ditë, nga data e takimit të parë, por, gjithsesi, jo më shumë se 60 ditë, nga kjo datë.

Në takimet e kryera mbahet procesverbali përkatës, në të cilin shënohen pjesëmarrësit, propozimet, kushtet e marrëveshjeve, diskutimet dhe arritja ose jo e marrëveshjeve përkatëse.

Për arritjen e marrëveshjes me pronarët, investitorët strategjikë kanë të drejtë t’i kërkojnë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve asistencë dhe mbështetje në lidhje me mbledhjen e informacionit nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Agjencia monitoron respektimin, nga ana e investitorit, të procedurave për arritjen e marrëveshjeve me pronarët, duke verifikuar informacionin dhe dokumentet e paraqitura nga investitori për këtë procedurë.

Vetëm në rastet kur investitori ka dokumentuar kryerjen e të gjitha procedurave për arritjen e marrëveshjeve me pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, dhe pas një afati prej 90 ditësh, nga data e takimit të parë, nuk është arritur marrëveshja me pronarët, investitori strategjik mund të kërkojë shpronësimin, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar mbi shpronësimet.

MONITOR

Next Post

Amerikanët kapin një nga liderët e Shtetit Islamik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In