• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet e TAP sa 4 % e PBB në 2017-ën, plot 400 mln euro

by A R
06/02/2017 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik (TAP) i konsideruar si një nder projektet më strategjike për ekonominë shqiptare, ka hyrë në fazën kulmore dhe këtë vit projekti pritet të investojë në ekonominë shqiptare një shifër që arrin sa 4 për qind e prodhimit kombëtar.

Sipas burimeve nga TAP, investimi do të luhatet gjatë këtij viti në nivelin e 400 milionë eurove. Kjo në varësi edhe nga ecuria e punimeve në terren, nga situata që mund të kërkojnë vëmendje më të veçantë në një moment të caktuar, ose nga lëvrimet e produkteve të ndryshme.

Gazsjellësi TAP është projekti më i madh i realizuar në ekonominë shqiptare, punimet e të cilit po ecin me ritëm të përshpejtuar.

Sikurse është bërë i ditur, investimi total i projektit TAP në Shqipëri është në nivelin e 1.5 miliardë eurove raporton ATA. Tashmë ky projekt është në vitin e dytë, ndërkohë që në vitin 2019 do të bëhet testimi i tubacioneve, mbushja me gaz, dhe komisionimi.

Gjurma e gazsjellësit nis në qytetin e Kipoit, në kufirin turko-grek. Në territorin shqiptar, ai hyn në zonën e Korçës dhe, pasi kalon përmes Beratit dhe Fierit, përfundon në Itali në rrugë nënujore.

Aktualisht TAP ka mbi 1.800 të punësuar direkt në Shqipëri dhe sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, projekti do të rrisë prodhimin e përgjithshëm të Shqipërisë të paktën me 150 milionë euro./a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Meta: SHBA bëri shumë mirë që ja hoqi vizën Adriatik LLallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com