• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet e huaja në vend/ Plot 512 milionë euro për 6-mujorin 2019

by Java News
10/09/2019 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet e huaja direkte ruajtën rritjen në tremujorin e dytë të vitit. Banka e Shqipërisë raporton se në tre muaj sipërmarrësit e huaj investuan 226 milionë euro, tetë milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për gjysmën e e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 512 milionë euro, vetëm katër milionë euro më shumë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2018. Pasi investimi më i madh i viteve të fundit, gazsjellësi Trans-Adriatik, e përmbushi pjesën dërrmuese të investimit të parashikuar, pritej që fluksi i investimeve të huaja në Shqipëri të binte ndjeshëm. Për momentin, kjo nuk ka ndodhur dhe investimet e huaja po rezistojnë në vlera të konsiderueshme.

Të paktën deri në fund të tremujorit të parë, sektori që dominonte investimet e huaja ngelej energjia, ku veç gazjellësit TAP, një peshë të rëndësishme mbante ndërmarrja Devoll Hydropower, me investimin në kaskadën e lumit Devoll. Të tjerë sektorë ekonomikë me peshë të konsiderueshme janë industria nxjerrëse dhe shërbimet, sidomos të përqendruara në sektorin financiar dhe në shërbimet administrative e mbështetëse, ku përfshihen ndërmarrjet call-center.

Megjithëse në vitet e fundit nuk janë regjistruar projekte të reja madhore investimesh të huaja, një rol të rëndësishëm vazhdojnë të luajnë investimet e ndërmarrjeve të huaja ekzistuese. Fitimet e riinvestuara nga këto ndërmarrje për gjysmën e parë të këtij viti arritën në 183 milionë euro, 68% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas origjinës së kapitalit, në vitet e fundit investimet e huaja janë dominuar nga Zvicra dhe Hollanda.

Në Zvicër është e regjistruar ndërmarrja që po ndërton gazsjellësin TAP, ndërsa në Hollandë është e regjistruar Statkraft Markets, kompania përmes të cilës norvegjezët e Statkraft zotërojnë Devoll Hydropower.

Next Post
Kosova shënon dhe ul pak diferencen e golave 2-5 kunder Anglise

Kosova shenon dhe golin e trete me penallti, 3-5 kunder Anglise ne Sauthempton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In