• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet e huaja direkte, Denaj: Kemi gati 15 projekte strategjike

by A R
17/01/2020 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se “ne kemi gati 15 projekte strategjike që po shihen me objektivin për të investuar në Shqipëri dhe që vijnë nga vende të ndryshme të botës”.

E ftuar në studion e emisionit “Java në RTSH”, Denaj duke preferuar të mos flasë me emra kompanish, tha se bëhet fjalë për investime në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit”. “Këto janë edhe tre fushat kryesore për të zhvilluar ekonominë. Sa i takon investimeve të huaja një numër më i madh projektesh krijon një diversitet më të madh”, tha ajo.

Në turizëm, Denaj tha se kemi projekte që lidhen me zona të caktuara bregdetare, ashtu sikurse kemi edhe për porte dhe aeroporte.

Denaj u shpreh se stabiliteti politik sjell stabilitet për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa theksoi se ka trend pozitiv për rritjen e të ardhurave. Ajo theksoi se “është e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë afatgjatë për çdo reformë.

Duke folur për programin e rindërtimit, Denaj tha se “për Konferencën e Donatorëve ne presim angazhim pasi kemi punuar me një produkt që lexohet kollaj nga donatorët me BB, delegacionin e BE-së dhe UNDP-në”.

“Këtë vit buxheti i shtetit parashikoi 20 miliardë lekë për programin e rindërtimit. Nëse nevoja na del për një vlerë më të madhe do ta shtrijmë mbështetjen buxhetore në 2 po 3 vite të tjera”, tha ajo.

Lidhur me koncesionet, Denaj tha se tavani është 5% dhe buxheti nuk jep ok për një kontratë nëse kalohet 5%. Deri tani, tha ajo, jemi në nivelin 3.3%.

/a.r

Next Post
Greta Thunberg befason sërish, vihet në krye të…

Greta Thunberg befason sërish, vihet në krye të...

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Shume mire qe ka interes per investime strategjike, por kryesorja eshte te jene kompani serioze dhe jo off shore ,qe ikin dhe nuk paguajne detyrimet shteterore

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In