Pekini ka në plan që gjatë këtij viti të ndërtojë 26 parqe çlodhëse, për të përmirësuar mjedisin ekologjik urban, thanë autoritetet lokale të kryeqytetit kinez, citon “Xinhua”. Deng Naiping, drejtor i Zyrës së Kopshtarisë dhe Gjelbërimit, deklaroi se parqet do të ngrihen në distriktet Fengtai, Haidian dhe Shunyi.
Gjatë këtij viti, mbulimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbërta brenda një rrezeje prej 500 metrash pritet të rritet në 87 për qind në të gjithë qytetin dhe zona e parqeve dhe hapësirave të gjelbërta në bazë të popullisë pritet të arrijë në 16.6 metra katrorë per banor.
Kryeqyteti kinez do të ndërtojë gjithashtu katër pyje urbane dhe një numër parqesh të vogla dhe hapësirash të gjelbërta, si dhe do të hapë shtigje të gjelbërta që arrijnë gjithsej 100 kilometra për ecjen dhe ushtrimet e banorëve këtë vit, tha Deng.
Një total prej 10.667 hektarë pyje dhe 400 hektarë hapësira të gjelbërta urbane është parashikuar të shtohen në Pekin gjatë këtij viti.