• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investime në resorte e hoteleri, Rama: Fshatin turistik do e zhdukim nga fjalori!

by Java News
27/11/2018 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Samitin e Investimeve në Turizëm, deklaroi se “fshatrat turistikë do i fshijmë nga fjalori” për t’i lënë vendin investimeve në resorte dhe hoteleri.

“Vetëm në vitin 2017 janë dhënë më shumë leje për ndërtime hotelesh. Në vitin 2013 kishim 30 hotele të certifikuara dhe trashëguam fshatra turistikë që nuk ishin asete për zhvillimin turistik. Investimet e reja në bregdet do të jenë të kombinuara dhe hoteleria është domosdoshmëria që ne kemi. Fshatrat turistikë do i fshijmë nga fjalori. Do të kemi resorte dhe hoteleri. Lejet e zhvillimit do të jenë kështu: do të bësh hotelin e më pas vjen leja për vila”, tha Rama.

“Nuk mund të përdoret mëhalla vetëm 15 ditë të vitit. Apeli im është që të mos marrin mundimin investitorët të vijnë pa projekte që i përgjigjen ambicies sonë për zhvillimin e turizmit. Kemi konkurrencë të fortë në rajon dhe duhet të përgjigjemi”, shtoi kreu i qeverisë.

“Është një fazë e ndërmjetme delikate me sfida reale dhe komplekse de patjetër edhe me kërcënime serioze që duhen marrë shumë seriozisht në konsideratë. Këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik dhe jo thjesht në çështje numrash për sa i përket 6 mln turistëve dhe mbi 2 mln euro të ardhurave nga turizmi si dhe rritjen më të lartë të punësimit në këtë sektor por për sa i përket intensifikimit të interesit të aktorëve të mëdhenj në këtë fushë dhe afrimit të markave të njohura globale të turizmit që deri dje as nuk mund të imagjinohej që mund të ishin mes nesh. Sot firmosen disa marrëveshje të një rëndësie shumë të madhe strategjike për imazhin e Shqipërisë turistike, përtej asaj që do sjellin në ekonominë e turizmit marka të kësaj rëndësie dhe këtij niveli ndërkombëtar, janë hotele që ne do të kishim dëshiruar t’i kishim në Shqipëri kohë më parë. I kemi parë gjithmonë në vendet fqinje dhe e kishim ëndërruar këtë ditë”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se jemi në fazën e realizimit të këtij kapërcimi të madh mes një turizmi të inercisë, një turizmi të ndërtuar mbi atë çfarë në ka dhënë Zoti, nisma kaotike, pa vizion afatgjatë që më shumë e kanë dëmtuar se sa ndihmuar rritjen e kësaj industrie.

“Në 2017 janë dhënë leje për ndërtim hotelesh më shumë se sa në 4 vite të mëparshme të marra së bashku dhe sipërfaqja totale e metrave katrorë hoteleri që do të krijohet nga lejet e dhëna në 2017 është një sipërfaqe më e madhe se sa sipërfaqja e ndërtuar për hotele në 10 vite më parë. Vitin e ardhshëm 5-fishim të kërkesave. Të dhënat e INSTAT flasin për një rritje edhe më të madhe në 2018…”, deklaroi shefi i qeverisë.

“Brandet e njohura për të cilat kemi krijuar një legjislacion, nuk mjaftojnë sepse duhet që në të gjithë vijën horizontale të zhvillimit t’u qëndrojmë besnikë disa parimeve themelore. Nuk mund të shkojmë në disa drejtime që janë drejtimet e të tjerëve. Duhet të kemi fizionominë tonë. Të bazohemi tek ekselenca në mikpritje.

Përqindja më e madhe e turistëve janë të tërhequr nga historia, trashëgimia, e veçanta e këtij vendi”, tha Rama.

Next Post
Gjirokastër, probleme me infrastrukturën nga shiu, devijohet rruga

Gjirokastër, probleme me infrastrukturën nga shiu, devijohet rruga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In