• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investim 6.8 mln euro në aeroportin e Kukësit, detaje nga projekti

by A R
12/07/2018 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda viti Qarku i Kukësit mund të bëhet me dy koncesione në fushën e transporteve. Pas mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, do te jetë vënia në operim e aeroportit të Kukësit, e cila pritet të transferohet në duart e privatit.

Qeveria ka miratuar një bonus për propozimin e pakërkuar për bashkimi të shoqërive “Kastrati”, & “T.M.D Systems LTD. Gara do të jetë e hapur dhe për kompani të tjera që duhet të japin ofertat e tyre mbi këtë propozim dhe vlerësimet do të bëhen nga ministria e Infrastrukturës.

Por kush janë pikat kryesore të propozimit? Burime thanë për Top Channel, se investimi në total shkon në rreth 6,8 milionë euro dhe me këto para do të bëhet zgjatja, zmadhimi i ndërtesës së terminalit, ndërtimi i zonave të magazinimit dhe parkimit, ngritja e një pike karburanti për avionë dhe blerja e pajisjeve aeroportuale.

Shoqëritë që kërkojnë koncesionin kanë studiuar trafikun e udhëtarëve në zonat veriore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, me fokus të veçantë emigrantët që vijnë nga këto zona.

Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai përshtatet në mënyrë të përsosur modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Dhe pikërisht tipet e avionëve që përdorin këto kompani, Airbus 319, 320 ose Boeing737 kërkojnë ndërhyrjet në pistë, e cila duhet të jetë e gjatë mbi 2100 metra.

Aeroporti do të jetë funksional ditën dhe natën, për këtë do të ndërhyhet në dritat e pistës. Po ashtu, do të bëhet zgjerimi i terminalit. Nga 600 m2 që është aktualisht në 3.800 m2, duke mundësuar akomodimin e 200 udhëtarëve në nisje, 200 në mbërritje dhe 100 personave që presin dhe përcjellin udhëtarët.

Aeroporti i Kukësit ka përfunduar së ndërtuari në 2005, por deri më sot rrotat e asnjë aeroplani nuk kanë prekur pistën e tij. Drita jeshile operimit iu hap pas ndryshimit në 2016 të marrëveshjes koncesionare për aeroportin e Rinasit, e cila nuk lejonte që të bëheshin fluturime ndërkombëtare nga aeroportet e tjera të Shqipërisë./TCH/a.m.

Next Post
VIDEO tronditëse! Tërhiqet zvarrë nga treni, por ndodh mrekullia…

VIDEO tronditëse! Tërhiqet zvarrë nga treni, por ndodh mrekullia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In