• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investim 36 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar, BE imponon paqen mes Shqipërisë e Greqisë

by Java News
20/12/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tensioneve dhe kërcënimeve të hapura, mes Shqipërisë dhe Greqisë po rikthehet paqja. Bashkimi Evropian ka vendosur të “pajtojë” Athinën me Tiranën, duket hedhur 36 milion euro për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve. Disa ditë pasi dy ministra grekë i treguan Shqipërisë fuqinë dhe superioritetin ushtarak, parlamentet e dy vendeve kanë nisur të shqyrtojnë dhe miratojnë marrëveshjen për bashkëpunimin ndërkufitar, për zbatimin e të cilët janë parashikuar 42 312 029 euro, nga të cilat 35 965 222 euro kontribut i BE dhe 6 346 807 euro bashkëfinancim kombëtar i të dy vendeve.

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë hartuar një program të përbashkët për bashkëpunimin ndërkufitar, i cili do të mundësojë lëvrimin e fondit prej 36 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Zona ndërkufitare përfituese e këtij programi shtrihet nga Deti Jon në liqenet e Prespës dhe përfshin njësitë rajonale të Grevenës, Kosturit, Follorinës, Artës, Thesprotia, Janinës, Prevezës, Zakynthos, Kerkyrës, Kefallinias dhe Lefkadës në Greqi, dhe Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Beratit në Shqipëri. Kjo marrëveshje financimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ndërsa ka shkruar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Programi IPA mes Greqisë dhe Shqipërisë është hartuar në kuadrin e strategjisë dhjetëvjeçare të zhvillimit të Bashkimit Evropian “Evropa 2020” për një rritje inteligjente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Gjatë hartimit të këtij programi është marrë parasysh edhe strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, e cila fokusohet në 4 shtyllat tematike: Rritja e rëndësisë detare; lidhja e rajonit; ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit; rritja e atraktivitetit rajonal. Në këtë program janë reflektuar edhe parashikimet e direktivës kuadër të Strategjisë Detare të BE-së 2008/56 / EC, (MSFD) e cila synon mbrojtjen e mjedisit detar të të gjithë Evropës.

Marrëveshja konsiston në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve, rritjen e efektivitetit të mbrojtjes mjedisore dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, rritjen e efiçencës së energjisë dhe përdorimit të sistemeve të energjisë së rinovueshme si dje në përmirësimin e efektivitetit të parandalimit të rreziqeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, me fokus zjarrin në pyje. Po ashtu, marrëveshja parashikon ruajtjen e resurseve kulturore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare dhe përmirësimin e kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën.

Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes janë edhe kushtet e përgjithshme të marrëveshjes, ku parashikohen përgjegjësitë dhe strukturat zbatuese të Programit. Ky program do të zbatohet nën menaxhimin e përbashkët ndaj, si rrjedhojë, shteti anëtar (në këtë rast Autoriteti Menaxhues Grek – Ministria Greke e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit) dhe Komisioni Evropian janë përgjegjës për zbatimin, menaxhimin dhe kontrollin e Programit. Autoritetet shqiptare do të mbështetin shtetin anëtar në përgjegjësitë e tij dhe do të kryejnë ato detyra të cilat nuk mund të kryhen në territorin shqiptar nga ana e autoritetit menaxhues.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financiare do të mundësojë zbatimin e përbashkët të projekteve në të ardhmen midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke mundësuar, në këtë mënyrë, zhvillimin e zonave ndërkufitare nëpërmjet rritjes së kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve; rritjen e efektivitetit të mbrojtjes mjedisore; rritjen e efiçencës së energjisë; përmirësimin e efektivitetit të parandalimit të rreziqeve; nxitjen e ekonomisë lokale; ruajtjen e resurseve kulturore dhe natyrore si dhe rritjen e kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën. Zbatimi i përbashkët i projekteve midis përfituesve shqiptarë dhe grekë do të jetë një mundësi e mirë për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat, për të ndërmarrë dhe zbatuar aksione pilot sipas akseve prioritare.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Dje cilësia e ajrit në Prishtinë në nivelin më të keq

Dje cilësia e ajrit në Prishtinë në nivelin më të keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In