• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investim 10 milionë euro, ministrja Balluku inspekton kolektorin e ri në gjirin e Lalëzit

by Java News
03/04/2019 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investim prej 10 milionë eurosh është realizuar në zonën e Gjirit të Lalëzit për të ndërtuar impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza. Ky impiant në fazën e parë do të mbulojë nevojat e 15 mijë banorëve, për tu zhvilluar në një fazë tjetër deri kapacitetin përpunues për 30 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga zv.ministri, Hantin Bonati ka kryer një inspektim në impiantin e ri, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe afatin e dorëzimit përfundimtar të kësaj vepre mjaft të rëndësishme për një  zonë shumë të frekuentuar turistike, siç është gjiri i Lalëzit.

Drejtori i Drejtorisë së Ujësjellës – Kanalizimeve në Bashkinë e Durrësit, Spartak Kovaçi e ka njohur ministren me teknologjinë e instaluar në këtë impiant, një teknologji bashkëkohore, për herë të parë e përdorur në rajonin tonë. “Them që është mjaft e veçantë sepse mund të jetë dhe e vetmja në rajon që ka këtë lloj vaske. Kursen hapësirë dhe ka një mirëmbajtje më të lehtë në të ardhmen”, ka thënë Kovaçi.

Lidhur me afatet e përfundimit dhe dorëzimit të investimit drejtori i UKT-së Durrës u shpreh: “Për dy muaj do të përfundojë komplet rrjeti i kanalizimeve dhe impianti do të merret në dorëzim dhe që nga ai moment ato mund të lidhin të gjitha resortet dhe bizneseve që janë bregut të detit. Ne kemi lënë pusetat gati me gjithë hyrjen dhe bizneset vetëm do bëjnë lidhjen me këto puseta. Gjë që do bëhet brenda këtij sezoni veror dhe nuk do kemi më asnjë derdhje në det dhe asnjë gropë septike në këtë zonë”.

Nga ana e tij zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati theksoi se ky investim është mbështetur tek plani urbanistik zhvillimor dhe parashikohet që deri për vitin 2030, ky impiant të jetë mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha nevojat që ka vija bregdetare për trajtimin e ujërave të ndotura.

“Këtu kemi një impiant që është super modern, sipas teknologjisë së fundit. Kemi dhe kolektorin kryesor që vjen që nga pjesa veriore e Gjirit të Lalzit dhe përmbledh gjithë pjesën e bregdetit. Ky projekt parashikohet të jetë për një zgjidhje të qëndrueshme deri në vitin 2030, sepse i është referuar planit të zhvillimit urbanistik dhe gjithë komplekset e reja që po zhvillohen do kenë një çështje të zgjidhur çështjen e trajtimit të ujërave të ndotura urbane”.

Ministrja Balluku e ka vlerësuar impiantin e ngritur përmes këtij investimi, si një zgjidhje afatgjatë dhe profesionale, e cila duhet të implementohet edhe në zona të tjera.

“Dhe sigurisht kjo zonë do të kthehet në një shembull për t’u implementuar në të gjithë zonat e tjera bregdetare . Menaxhimi i integruar i ujit, është një nga gjashtë prioritetet e qeverisë dhe këtu në këtë impiant kemi pasqyruar më së miri strategjinë tonë të zhvillimit, e cila absolutisht reflektohet në rritjen e mirëqenies së jetës së qytetarëve por bashkërendohet me strategjinë e turizmit që ne kemi”, ka thënë Balluku.

Ministrja është ndalur në rëndësinë që ka tanimë reagimi në kohë edhe i subjekteve që ndodhen në këtë zonë, për t’u lidhur sa më shpejt me impiantin: “Është shumë e rëndësishme që ne të njoftojmë menjëherë që gjatë muajit maj impianti do të jetë i gatshëm për të nisur operimet e plota kështu që të gjitha subjektet që ndodhen në zonë të fillojnë të marrin masa për të bërë lidhjen me këtë kolektor”.

Kolektori i ujërave të zeza në Gjirin e Lalëzit përfshin dhe ndërtimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve nga zona e Shën Pjetrit deri në hidrovor me rreth 6.2 km rrjet kanalizimi kryesor, 4 stacione pompimi që bëjnë të mundur mbledhjen e gjithë pjesës së bregdetit dhe kanalizimet që lidhen me impiantin. Pas trajtimit uji do të dalë i pastër dhe përmes një kanali  do të shkarkohet në det. Sipas ekspertëve të MIE-s uji që do të derdhet në det do të jetë në parametrat e komunitetit europian dhe legjislacionit shqiptarë. Kjo do të bëjë që të kemi një përmirësim të ndjeshëm të situatës në këtë zone.

 

/a.meta

Next Post
Betohet Ambra Borova, Kuvendi me 101 deputetë

Betohet Ambra Borova, Kuvendi me 101 deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In