• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi/10 shkollat e Postribës në Shkodër me sanitare ‘fiktive’. Marrin pagën, por nuk paraqiten

by Java News
23/03/2017 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë shkollat e Postribës nuk kanë në dispozicion asnjë sanitare nga ana e Bashkisë së Shkodrës, edhe pse janë emëruar 3 punonjëse shërbimi të ngarkuara për këtë, por nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

Skandali është zbuluar pas investigimit të një ankese që erdhi në “Fiks Fare” nga një punonjëse sanitare. Ajo shpjegon se që prej janarit të 2015-s kryen këtë detyrë vullnetarisht pranë gjimnazit të Postribës, me shpresën se në momentin e emërimeve do të merret parasysh kontributi i saj vullnetar.

Denoncimi në Fiks Fare – Naxhije Shkrelaj shpjegon për “Fiksin” se ka filluar punë pranë Shkollës së Mesme të Bashkuar që në vitin 2004, ndërkohë që në janar të vitit 2015 është shkarkuar nga puna për shkak të shkurtimeve nga ana e komunës. Gjithsesi, ajo ka vijuar punën me shpresën se një ditë do të merret parasysh kontributi i saj, ndërkohë që ka marrë edhe pëlqimin e të gjithë stafit të mësuesve, duke i drejtuar një peticion Bashkisë Shkodër. Ajo shpjegon se nga Bashkia nuk është paraqitur asnjë punonjëse sanitare, ndërkohë që nuk është bërë as emërimi i saj.

Pas ankesës së sanitares vullnetare, Naxhije Shkrelaj, gazetarët e “Fiksit” u interesuan pranë Bashkisë Shkodër nëse është emëruar ndonjë punonjës sanitar për shkollat e Postribës. Në përgjigjen e saj, nëpërmjet zëdhënësit Sead Cena, Bashkia Shkodër deklaroi se “Njësia Administrative Postribë ka 10 shkolla. Deri tani, Bashkia Shkodër nuk ka emëruar punonjëse sanitare, specifikisht për shkollat e Postribës. Në janar 2017 janë parashikuar të emërohen 3 punonjëse sanitare për këtë njësi administrative, të cilat do të funksionojnë sipas një grafiku pune të vendosur nga Bashkia, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave”.

Pasi kanë kaluar dy muaj nga fillimi i janarit, ne pyetëm sërish pranë Bashkisë së Shkodrës dhe na u tha se “ende nuk janë bërë emërimet, por janë në proces dhe shumë shpejt do të realizohen”.

Takimi me zyrtaren e Bashkisë – Ndonëse shkolla ka filluar që në shtator, sipas Bashkisë, emërimet e punonjëseve sanitare nuk janë bërë ende. Por ndryshe thuhet zyrtarisht ndaj gazetarëve të “Fiksit”, ndryshe deklarohet nga drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Shkodër, Ardita Peraj, gjatë një takimi me të interesuarën Naxhije Shkrelaj.

Në takimin e parë, drejtoresha i thotë punonjëses sanitare se janë 3 pastruese, të cilat janë përcaktuar për të pastruar shkollat. “Nëqoftëse do të miratohet ndonjë strukturë në 2017-n, do të shtohet, nëse mundet një vend. Pra janë 3 pastruese aty, të cilave u kanë thënë të pastrojnë edhe këtë shkollë. Ato që kanë qenë vende bosh, janë, ndërsa bashkia i ka vënë për të pastruar 4 shkolla njëherazi, sepse për momentin s’ka fonde”, thotë drejtoresha e Burimeve Njerëzore.

Ankuesja i thotë se në shkolla nuk ka shkuar kurrkush. “Po ça di unë moj, nuk i di organizimet. Se mua më është thënë se, një punonjëse që është vënë sanitare për dy shkolla të tjera që janë në Postribë, duhet të pastrojnë edhe këtë shkollën këtu”, i thotë ajo.

Në takimin e dytë, drejtoresha i thotë punonjëses se ende nuk është miratuar struktura e re, janë vetëm 3 punonjëset me strukturën e vjetër, ndërsa kur të bëhet struktura e re mund të shtohet dhe një punonjëse.

Njësia administrative dhe shkollat – Pas bisedave me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, gazetarët kontaktuan edhe me administratorin e Njësisë Postribë, Altin Shabaj, i cili në një bisedë telefonike pranoi se janë të emëruara 3 punonjëse shërbimi, të cilat i ka ofruar për të pastruar shkollat, por këto të fundit nuk i pranojnë, duan ose këtë personin që është ankuar, ose asnjë tjetër. Ai tregon se ato janë emëruar rreth dy muaj pasi ka filluar shkolla, por emërimet “mund t’i gjejmë në bashki”. Ai thotë se shkollat kanë marrë shkresa për këto 3 punonjëse shërbimi.

Pra, si drejtoresha e Burimeve Njerëzore, ashtu edhe administratori i Postribës e pranojnë se janë 3 punonjëse, të cilat janë ngarkuar me pastrimin e shkollave, ndryshe nga sa thotë bashkia. Por a janë paraqitur ndonjëherë për të kryer këtë shërbim ato?!

Për këtë, gazetarët takuan drejtuesit e 4 shkollave me numrin më të lartë të nxënësve të Postribës, të cilët i pyetën nëse kanë sanitare të caktuara nga Bashkia. Drejtoresha e shkollës së mesme, Edlira Alijaj thotë se administratori nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje dhe, pavarësisht shkresave të shumta, nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me shqetësimin e ngritur.

Madje, ajo thotë se është interesuar personalisht në Bashki dhe i është thënë se janë emëruar 3 punonjëse sanitare, por që asnjëherë nuk u ka ardhur një njoftim zyrtar. Ndërkohë, 3 drejtorë shkollash 9-vjeçare, pikërisht Hasan Halilaj, drejtor i Shkollës së Mesme Myselim; Hyxhmije Brahimaj, drejtoreshë e shkollës Drisht; si dhe Nexhmi Spahija, drejtor i shkollës Dragoç; tregojnë se shkollat i pastrojnë vetëm me paratë e nxënësve dhe nga Bashkia nuk u është vënë në dispozicion asnjë punonjëse sanitare.

Pra, 3 punonjëset në Njësinë Administrative të Postribës, pavarësisht se deklarohet se bëjnë këtë shërbim, nuk rezulton të kenë shkuar asnjëherë në këto institucione arsimore, madje nuk u është bërë një ofertë e tillë nga njësia administrative, pavarësisht se janë punësuar që vitin e kaluar./Top-channel

a.ç

Next Post
Videoja me Lilën, reagon Hoxhë Ahmed Kalaja: Keqardhje nëse u cënuan miqtë e mi të krishterë

Videoja me Lilën, reagon Hoxhë Ahmed Kalaja: Keqardhje nëse u cënuan miqtë e mi të krishterë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

March 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Alarm sigurie!”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Amerikanët në mbarë botën tregoni kujdes!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In