• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi trondit Gjermaninë, deputetë të AfD u takuan me neonazistët në Zvicër

by A R
28/12/2024 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë të partisë nacionaliste gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD, janë takuar sërish me neonazistë. Këtë radhë, jo në Potsdam, si një vit më parë, por në Zvicër.

Jean Peters nga Correctiv i tha ARD-së se Correctiv kishte infiltruar një gazetar të vetin në takim: “Ne infiltruam një gazetar në një takim midis një deputeti të Bundestagut, Roger Beckamp, dhe një anëtareje të parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotré”.

Sipas Correctiv, në takim kishte edhe anëtarë të organizatës neonaziste “Blood and Honor”.  Kjo është një organizatë e ndaluar në Gjermani. Takimi zhvillohej me ftesë të grupit neo-nazist zviceran “Junge Tat” (Vepër e re). Të dyja organizatat konsiderohen të dhunshme dhe po monitorohen nga autoritetet në Gjermani dhe Zvicër.

Raporti i platformës Correctiv tregon edhe një herë afërsinë e AfD me skenën neo-naziste. Ata shkëmbejnë idetë e tyre ekstremiste. Deputetja e parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotre ka shprehur idenë për të përdorur mostra të ADN-së dhe analiza gjuhësore për të përcaktuar origjinën e refugjatëve e për t’i deportuar ata në vendet e origjinës. Raportohet se ajo është shprehur edhe për heqjen e shtetësisë gjermane për ata shtetas që shkelin ligjet.

Tobias Ginsburg, gazetari i Correctiv që mori pjesë në takimin e fshehtë, ka vërejtur prej kohësh se pikëpamje të tilla ekstremiste të djathta nuk ndahen më vetëm në grupet neo-naziste, por  po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të shoqërisë, me ndihmën e AfD-së: “Unë mendoj se druajtja po bie gjithnjë e më shumë. Nuk është më pyetja se a është AFD një parti e djathtë ekstreme, por se a dallon ajo nga një skenë e mirëfilltë neonaziste”, tha Ginsburg.

Sipas Ginsburg, deputeti i AfD-së, Beckamp, u ofroi neonazistëve mundësinë për të punuar në zyrat e AfD-së në Bundestag. Ai tha se kështu mund të siguroheshin para për të financuar “gjëra të tjera” që ndihmojnë qëllimet politike të partisë.

Deri tani, AfD nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto akuza. AfD nuk ka kthyer përgjigje as ndaj pyetjeve të bëra nga ARD lidhur me raportin e Correctiv dhe pasojat e mundshme për deputetët e përfshirë./DW

Next Post
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In