• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi/“The Independent” del hapur: Shqipëria po “shndërrohet” në Kolumbi të Evropës

by Java News
27/01/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një investigim mbi trafikun e drogës, prestigjiozja angleze “The Independent” e konsideron Shqipërinë si “Kolumbinë e Evropës”. Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor  thekson  se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Mes tjerash ai iu referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5 për qind  të sasisë së drogës që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

 

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai.  Në shkrimin e publikuar nga media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës  në kontinentin e Europës.

Ky lloj trafikimi mendohet  se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politikës, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë  e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

Droga

“Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. theksoi një diplomat.

 

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.   Pasqyrim  të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë  kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

Tahiri

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve. (BW)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Kriza” e SPAK, duhet konsideruar sukses i Reformës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In