• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi/ Skema 18 mln euro e mashtrimit me TVSH-në e biznesmenëve të prangosur

by Java News
17/01/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kërkoi arrestimin e 25 administratorëve të kompanive fiktive të dyshuara për falsifikim faturash dhe skemë mashtrimi mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila llogaritet të ketë shkaktuar një dëm prej 18 milionë euro.

Nga Vladimir Karaj, Edmond Hoxhaj

Një rrjet kompanish fiktive, një pjesë e të cilave të krijuara nga tetori i vitit të shkuar akuzohen se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 18 milionë euro. Skema e mashtrimit, e denoncuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dyshohet se realizohej përmes faturave false të blerjes së mallrave ushqimorë dhe shitjes së “situacioneve në ndërtim”.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten arrestimin e 13 personave, ndërsa u tha se 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për 25 administratorë të kompanive të dyshuara fiktive, të cilat pasi lëshonin fatura false me TVSH të blerjes së mallrave ushqimorë prej kompanive të importit, shisnin po ashtu fiktivisht situacione ndërtimi duke përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Prokurori Ndini Tavani i tha BIRN se hetimet vijonin dhe se për momentin dyshohej që përfitues të skemës të ishin dy apo tre persona te cilët ishin ende në kërkim, ndërsa të arrestuarit që rezultojnë si administratorë kompanish kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për aktivitetin.

Tavani tha se skema e zbuluar nga tatimet nuk ishte e komplikuar.

“Kompanitë fiktive blinin domate, kryesisht nga kompani të importit të mallrave ushqimorë që mbulonin shitjet e bëra pa TVSH dhe shisnin beton, duke shkarkuar TVSH-në e kompanive të treta,” tha ai në mënyrë figurative.

Skema

Në kërkesën për masë sigurie për të dyshuarit, Prokuroria thotë se 20 subjektet e identifikuara si të përfshira në këtë aktivitet vepronin “si një e vetme”. Sipas prokurorisë, kompanitë nuk kishin aktivitet real.

“Nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objekt hetimi kanë funksionuar si ndërmjetësuese duke u përdorur nga shoqëritë importuese që operojnë në fushën ushqimore për të shkarkuar vlerën totale prej 4.2 miliardë lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që të injektohej në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

“Këto të fundit, me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH-së mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e tatimit mbi fitimin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën për masë sigurie.

Prokuroria thotë se po heton për të identifikuar përfituesit e skemës, kompanitë që kanë përdorur këtë grup për të shkarkuar TVSH apo rritur shpenzimet, ndërsa vihet në dukje se kishte dyshime për përfshirje në të dy kompanive të kontabilitetit, që ishin përdorur për të rakorduar faturat.

Fiktiviteti

Në kërkesën për masë sigurie vihet në dukje se nga hetimi ka rezultuar se një pjesë e mirë e kompanive edhe pse me aktivitet tregtar disa qindra milionë lekë shitje dhe blerje, kishin për pjesën më të madhe të kohës të punësuar vetëm administratorin. Ndërkohë që në mjaft raste, të punësuarit në këto kompani ishin po ashtu të punësuar prej kohësh në kompani të tjera.

Personat e deklaruar si të punësuar ishin të njëjtë për të gjitha kompanitë. Prokuroria thotë se gjeti se një pjesë e të punësuarve ishin kryesish punëtorë shërbimesh si lavazhierë, punëtorë krahu, hamallë, bojaxhinj, shitës në dyqan apo kamarierë. Në dy raste, prokuroria thotë se administratorë më herët kishin qenë operatorë të pikave të basteve.

Sipas Prokurorisë, në një rast administratori i një kompanie të krijuar në nëntor 2017 që kishte kryer 87 milionë lekë blerje produktesh ushqimore dhe kishte shitur po 87 milionë produkte ndërtimi, ishte i vetmi i punësuar i saj në muajt e fundit, ndërkohë që në fakt rezultonte po ashtu i punësuar si roje objekti.

Sipas kërkesës së prokurorisë, kjo kompani dhe të tjera të ngjashme ishin krijuar kryesisht në dy vitet e fundit, shumica në nëntor 2017 dhe nëntor 2018. Vetëm një prej kompanive rezultoi e krijuar në vitin 2015, ndërsa tre prej tyre ishin themeluar në vitin 2016.

 

/a.meta

Next Post
Zv.Kryeministrja: PD po shantazhon dhe kërcënon sipërmarrjen e lirë

Senida Mesi i kalon detyrën Erjon Braçes: Sfida e reformave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In