• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Si u trajtua qëndrimi i një senatori italian, si qëndrim të Brukselit

by A R
02/07/2019 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Pas daljes së Ilir Metës sot në një konference për mediat, ku ka sulmuar kë i ka dalë përpara duke nisur me SHBA-BE, gazetarë, kundështarë e duke përfunduar me filantropistin Xhorxh Soros (sikur ky i fundit po bënte komplot ndaj demokracisë në Shqipëri) mediat pranë tij dhe PD-së, janë përpjekur të sajojnë një fake news (lajm të rremë) për të krijuar idenë se fjalimi i Metës sot, ka mbështetje nga KiE.

Këto media, kanë  publikuar nje lajm (të cilin edhe mund ta kenë marrë gati nga paradhoma e Metës) ku pretendojnë se Zv.Presidenti i KiE Manuel Vescovi, ka shpërndare në Facebook deklaratën e Metës.

Po këto media, para 30 qershorit ja kanë shitur opinionit publik po të njëjtin person si zv.President i KiE.(shih fotot në fund)

Le t’i marrim me radhë mashtrimet dhe të sqarojmë faktet:

Së pari, Manuel Vescovi nuk është as Zv.president i KiE, as zv.kryetar i delegacionit Italian në KiE. Ai është thjeshtë një ndër 400 anëtarët e asamblesë parlamentare të KiE nga radhët e Lega Nord, partisë së esktremit të djathtë në Itali. (shiko këtu: http://www.assembly.coe.int/nw/xml/AssemblyList/MP-Alpha-EN.asp?initial=V&offset=15)

Vescovi nuk është as zv.President i KiE, as i delegacionit Italian, sepse, delegacionet kanë vetëm kryetarë dhe anëtarë.

Për ta thënë me shkoqur, ai është një Petrit Vasil (edhe Vasili ka qenë anëtar asambleje aty kur ka qenë deputet i Kuvendit) dhe asgjë më shumë, në një sallë asambleje me 400 persona.

Per ta vërtetuar këtë mjafton të hyjmë në faqen zyrtare te KiE, ku emri i Manuel Vescovi nuk figuron asgjekundi si Zv.President, por thjeshtë si anëtar i asamblesë parlamentare të KiE. LINK: http://assembly.coe.int/në/Home-EN.asp

Pra, historia është shumë e thjeshtë. Mediat që ose kanë dashur t’i bëjnë një shërbim Metës, ose janë të paafta, kanë marrë një ndër qindra anëtarët e asamblesë parlamentare e KiE, i kanë vënë tituj si Zv.president apo nënkryetar delegacioni dhe e kanë hedhur në publik si mbështetje të KiE ndaj Ilir Metës, duke dizinformuar hapur publikun.

Shënim: Manuel Vescovi ka takuar Ilir Metën në 24 prill 2019, siç shihet edhe në faqen e presidencës. /Lexo.al

Next Post
Nga Ademi dhe Hila, te votat në kuti! Del raporti i Prokurorisë për krimet zgjedhore

Nga Ademi dhe Hila, te votat në kuti! Del raporti i Prokurorisë për krimet zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com