• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Si tregtohet buka jashtë kushteve higjenike

by A R
29/12/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Higjena e produkteve ushqimore në vendin tonë sidomos për ushqimet bazë siç është edhe buka le shumë për të dëshiruar.

Kamera e emisionit investigative “BOOM” në RTV Ora News ka bërë një vazhgim në furrat e bukës. Ajo që vihet re është se shitëset nuk përdorin doreza apo  kapele kuzhine dhe si për të mos mjaftuar këto, buka vijon të shitet ende me qese.

Edhe qytetarët shprehen të shqetësuar për mënyrën si tregtohet buka dhe si i shërbehet atyre.

Në një intervistë për “BOOM”, mjeku infeksionist Xhemal Peposhi tha se kontakti me anë të duarve të papastra bën që të transmetohet mikrobi i salmonelës.

Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Dritan Ulqinaku i pyetur nga gazetarja e “BOOM”, pranoi se nuk ka inspektorë për të ushtruar kontroll në çdo dyqan, duke ia deleguar përgjegjësinë institucionit të Inspektoriatit Shtetëror Sanitar.

Përgjegjësja e sektorit në Inspektoriatit Shtetëror Sanitar tha se janë marrë disa masa administrative për mospajisjen me librezë shëndetësore.

screenshot_1screenshot_2screenshot_4screenshot_3

Xhemal Peposhi, mjek infeksionist: Salmonela është një mikrob që lëshon toksina, me kalimin e kohës, diareja është si i kolerës por në formë më të lehtë.

Gazetarja: Salmonela mund të kalohet nga një person tek tjetri me anë të duarve?

Xhemal Peposhi, mjek infeksionist: Me duart e ndotura patjetër. Risku kështu  është sepse nuk merret me ajër, me rrugaë gastrointesinale. Duhet dorezë tek leku, sepse lekun kush nuk e qarkullon sot.

screenshot_5

Dritan Ulqinaku, Drejtori i ASHR: Ne bëjmë monitorime të herë pas hershme aty ku kemi indicjo në aspektin e shëndetit publik, por numri i këtyre inspektimeve monitoruese është i vogël në krahasim me shpërndarjen e këtyre subjekteve.  Për kontrollin e këtyre subjekteve, nëse të gjithë punonjësit e një furre buke janë apo jo të pajisur me librezë shëndetësore, mund të themi se ne nuk e mbulojmë dot këtë fushë. Është Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar i Tiranës i cili ka të gjithë autoritetin për të penalizuar këto subjekte që nuk respektojnë ose nuk na respektojnë ne si institucion duke pajisur punonjësit e vetë që tregtojnë një produkt sic është buka.

screenshot_6

Besa Shehu, përgjegjese sektori në ISSH: Janë rreth 20 punonjës që janë ndëshkuar me masë administrative vetëm për mospajisjen me librezë shëndetësore. Por ka pasur edhe subjekte që i kemi lënë me vendim mbyllje, janë rreth 6 subjekte të tilla. Ne shpesh herë bëjmë edhe mbjelljet e duarve të ambineteve të tavolinave të punës. Në njërën nga këto subjektet niveli në laborator i shkallës së pastërtisë dilte jashtë normave të lejuara. Është ndëshkuar edhe me një masë gjobë prej 50 mijë lekë gjobë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë edhe një çeklistë, në atë çeklistë është përfshirë, kapuçi, bluzen dhe përparsen, dorezat dhe ambalazhim e bukës. Nëse ai shërben pa këto atëherë është në shkelje ligjore.

screenshot_7

“BOOM” bëri edhe një vëzhgim në laboratorin kimik të ushqimeve, ku kushtet linin shumë për të dëshiruar./a.m.

screenshot_8screenshot_9screenshot_10screenshot_11screenshot_12screenshot_13

/Oranews

Next Post
Në disa raste stresi ndikon për…mirë?!

Në disa raste stresi ndikon për...mirë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In