• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Investigimi/ Shtëpitë me qira në Durrës fillojnë nga 300 euro…

by Java News
30/12/2019 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës e kanë shumë të vështirë të gjejnë shtëpi me qira në qytet. Fiks Fare bëri një vëzhgim në qytetin bregdetar, ku çmimet e apartamenteve me qira fillonin nga 300 euro në muaj. Megjithëse Bashkia e Durrësit, por edhe Shtabi i Emergjencave, ka nxjerrë listat e para për bonusin e qirasë, mijëra familje ende jetojnë në shtëpitë e shkatërruara, pasi në qytet s’ka shtëpi me qira. Por, edhe ato që janë, jepen me çmime të kripura. Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në një pallat në afërsi të Shkollës së Muzikës në Durrës. Pallati është shkatërruar, ndërkohë që ka pasur probleme me vlerësimin, ku disa apartamente janë shpallur të pabanueshme dhe të tjerat të banueshme, megjithëse ka probleme shumë të dukshme.

Zonja Majlinda banon në katin e parë, bashkë me dy prindërit e moshuar dhe dy vajzat e saj, njëra prej të cilave invalide. Ajo tregoi se në momentin e tërmetit shtëpia është e prishur, ndërkohë që vajza invalide është dëmtuar, i ka rënë një pjesë e murit në kokë dhe është mjekuar më pas në spitalin Durrës. Pas tërmetit, prindërit e moshuar dhe vajzën invalide i ka dërguar në Itali te të afërmit e saj, ndërkohë në shtëpinë e shkatërruar banon me vajzën tjetër. Ajo thotë se me luftë mezi ka marrë një vërtetim nga njësia administrative që shtëpia është e pabanueshme. Sipas saj, kanë ardhur disa vlerësues dhe fillimisht këto vërtetime nga njësia nuk janë dhënë për të gjithë, por për disa. Më pas, ka shkuar disa herë në njësi dhe më në fund e ka marrë. Por, askush nuk i ka treguar rrugën. Megjithëse po bën disa ditë që e ka marrë ajo nuk e di sa bonus qiraje do ti paguajë shteti dhe sa do të paguajë vetë. Madje, tregon se në zonë nuk ka shtëpi me qira, ka kontaktuar me dikë dhe i kanë thënë se qiraja është 300 euro. “Nuk e di deri sa paguan shteti” thotë ajo, ndërkohë që në bashki ka marrë edhe një kontratë tip qiraje. Zonja thotë se nëse e plotëson këtë kontratë dhe nëse nuk i miratohet kredia nga bashkia, atëherë është e detyruar që të paguajë këtë qira.

Gazetarët e Fiks Fae shkuan edhe në banesën e Fatmirit, i cili është invalid. Ai thotë se në shtëpinë jetojnë 5 persona, madje kanë edhe një fëmijë të vogël. “Kam marrë një vërtetim nga komuna, po s’po më jep njeri lekë. Po jetoj te krushku, vijmë ditën këtu dhe natën shkojmë atje. Ka një shtëpi me qira që po e paguajmë ne” thotë Fatmiri. Sipas tij, deri tani s;kanë marrë asnjë gjë.

Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare shoqëruan zonjën Majlinda në agjencitë imobiliare në Durrës. Qytetarja takoi një agjente, e cila i tregon se në këtë moment ka shumë pak shtëpi me qira. “Kemi disa variante, po fillojnë nga 300 mijë lekë dhe 300 euro. S’kemi më poshtë” i thotë ajo. Sipas agjentes, gjatë kësaj kohe ka pasur fluks të madh kërkesash dhe aktualisht nuk ka shtëpi me qira në Durrës.

Më pas, gazetarët e Fiksit marrin një gazetë dhe kërkojnë shtëpitë me qira. Në gazetë janë fare pak variante, ndërsa disa prej tyre janë zënë. Disa numra dalin të padisponueshëm, ndërkohë njëri prej tyre thotë se e ka dhënë shtëpinë me qira, me një çmim prej 300 eurosh.

Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Nr.1 në Durrës, ku administratori thotë se në pallatin në fjalë kanë shkuar disa ekspertë. Sipas administratorit, ekspertët kanë pasur mendime të ndryshme. I pyetur se përse janë dhënë këto vërtetime shtëpish selektive, ai thotë se vërtetimi i parë i është dhënë një familje që ishte në çadër. Më tej shton se emri i i familjes së parë i erdhi në telefon. Në lidhje me bonusin e qirasë, administratori thotë se çdo familje duhet të aplikojë vetë në bashki. “Në këtë njësi marrin një vërtetim dhe me vërtetimin, plus aktin e konstatimit, kontratën e qirasë dhe kërkesën duhet ta çojnë në bashki. Më pas, këshilli bashkiak vendos nëse do miratohet apo jo. Por, kontrata e qirasë duhet të jetë e plotësuar” thotë ai.

Kontrata e qirasë është e domosdoshme që të përfitohet bonusi i qirasë. Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar një vendim ku thotë se për shtëpitë me qira 1+1 bonusi është 20 mijë lekë të reja, për 2+1 është 25 mijë lekë dhe për 3+1 është 300 mijë lekë. Pa kontratën, nuk plotësohet dot dosja. Megjithatë, mungesa e shtëpive me qira ka detyruar mijëra familje në Durrës që të jetojnë ende në shtëpitë e rrënuara. TCH

Next Post
Alketa Vejsiu: Pushimet e këtij viti, ëndrra në televizion dhe familja…

Provokon Alketa Vejsiu me show-woman e njohur: “Ja kush ma ka kaluar për fustane”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In