• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Sa të sigurt janë ashensorët në Shqipëri dhe kush i kontrollon ata…

by A R
02/02/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni BOOM në Rtv Ora News ka trajtuar çështjen e sigurisë së ashensorëve. Në bazë të ligjit, siguria e tyre varet nga ndërtuesit për pesë vitet e para që kurse ndërtesa hipotekohet dhe më pas, përgjegjësia shkon tek administratorët e pallateve. Kreu i shoqatës së ndërtuesve, Arben Dervishi, thotë për BOOM se përgjegjësia për sigurinë e tyre është e supervizorit dhe kaloudatorit të objektit.

Kryeinspektorja e IKMT-së, Ejana Xhixha ka sqaruar për BOOM se në vendin tonë nuk ka një databaze për ashensorët, por mendohet se janë rreth 15 mijë ashensorë. Ajo thotë se po ngrihet për herë të parë një strukturë për monitorimin e tyre, e cila do të certifikojë ose jo një ashensor.

Gazetarët e emisionit kanë kryer monitorimin rastësor të dy ashensorëve, ku specialisti Bledi Kurtaga, ka vërtetuar se sistemi i sigurisë elektrike dhe mekanike operon më së miri, kurse sistemi i lëvizjes emergjente në momentin kur ikin dritat nuk funksionon siç duhet dhe ky është rasti kur sistem është i detyrueshëm të monitorohet.

Administratori i një kompanie ashensorësh, thotë për BOOM se në vendin tonë jo të gjithë ashensorët janë sipas standardit të certifikimit CE, që është standard i Bashkimit Evropian.

Përgjegjësitë e ndërtuesve për sistemin e ashensorëve

Arben Dervishi: Problemi nis që te supervizori, i cili është i detyruar t’i kontrollojë të gjitha sistemet, pra të zbatohet projekti në të gjitha normativat që ka dhe pastaj tek kaloudatori që i hap rrugën për shfrytëzim, i cili kontrollon të gjitha llojet e strukturave të sistemit. Bile bën edhe prova me ngarkesë, pa ngarkesë. Pasi kolaudatori thotë që ky objekt është në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet e ndërtimit, atëherë i hap rrugën që bashkia të japë lejen e shfrytëzimit të një objekti. Kontrolli i bashkisë nuk është se do të kontrollojë objektin, por të bëjë një shikim viziv, kontrollon lejen e dokumenteve dhe pastaj jep lejen e shfrytëzimit. Hallkat që janë për të pasur një lloj sigurie është supervizori dhe kolaudatori, të cilët duhet të plotësojnë detyrimet që kanë. Çfarë ndodh më vonë, lidhet me mirëmbajtjen, sepse vërtetë kompanitë e ndërtimit kanë garancinë për objektet që bëjnë, por natyrisht kjo garanci do të shoqërohet edhe me mirëmbajtjen që u bëhet sistemeve. Ka një garanci nga 1 deri në 5 vjet në varësi të marrëveshjes që lidh me qytetarët. Ne duhet të bëjmë një mirëmbajtje të herëpashershme të ashensorëve. Zakonisht, ato kanë një mirëmbajtje rutinë, ato kontrollohen një herë në muaj.

Certifikimi CE i ashensorëve, Nuredini: Tregu i mbuluar me ashensorë të pa certifikuar

Nexhbedin Nuredini, administrator kompanie ashensori: Unë operoj me një fabrikë në Itali. Ashensorët dalin paketë e plotë dhe me të gjitha certifikatat evropiane. Aktualisht, tregu është i mbuluar me një produkt që nuk është i certifikuar totalisht nga një fabrikë e tillë. Ata operojnë me pjesë këmbimi. Produktet që merren nga një treg në një treg tjetër nuk përmbushin kushtet e sigurisë. Kjo arka ka ardhur kështu siç e shohim ne nga fabrika. Po të shohim kemi dy pika kontrolli që janë me të kuqe. Emergjenca në vetvete përfshin; në rast fikje energjie o ngritjen o uljen në kat dhe hapjen automatike të dyerve.

Gazetarja: Markimi CE çfarë është?

Nuredini: Të gjithë agregatet që vendosen në ashensor janë të detyrueshme që edhe të duken por edhe të vijnë me shoqërimin e garancisë. Ne pasi mbarojmë montimin e ashensorit, nuk kemi vend që ne të dorëzojmë agregatin një institucioni kompetent. Shteti duhet të funksionojë me një institucion që të marrë përsipër kolaudimin e mjeteve që janë në lëvizje si ashensor.

Specialisti monitoron ashensorin: Nuk ka sistem emergjence

Bledi Kurtaga, mirëmbajtës ashensori: Ky ashensor është montuar prej vitesh dhe po të shohësh në sistemin e frenimit të emergjencës ose parashutës, në këtë rast nuk kemi sistemin e stakimit elektrik të elektromotorit në momentin që frenon.

Gazetarja: Çfarë do të thotë kjo?



Kurtaga: Do të thotë se kabina bllokohet por elektromotori i ashensorit është në punë dhe kjo shkakton zjarrvënien në dhomën e elektromotorit. Në këtë lëvizje që bën kabina, kjo mund të provokojë sistemin e frenimit të emergjencës. Edhe kjo lëvizje është e rrezikshme. Me sa pamë në këtë ashensor, ne vërtetuam se sistemi i sigurisë elektrike dhe mekanike operon më së miri, kurse sistemi i lëvizjes emergjente në momentin kur ikin dritat, ashensori shkon në katin më të afërt nuk ekziston fare dhe në të tilla raste është i detyrueshëm të monitorohet ky sistem.

Ejana Xhixha, kryeinspektore e IKMT: Strukturë për monitorimin

Xhixha: Ministria e Ekonomisë ka transfozuar direktivën e Bashkimit Evropian për sigurinë e produktit, konkretisht të ashensorit, i cili është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në dhjetor të vitit 2015, që do të thotë se është një standard i detyrueshëm për markimin e këtij produkti. Duhet të jenë të markuar CE. Ne do të bëjmë verifikimin në terren për të informuar mbi gjendjen reale të këtij sektori, i cili për hir të së vërtetës ngrihet për herë të parë një strukturë për të kryer këtë mision.

Krijimi i databaze do të marrë kohën e vet sepse ajo do të bëhet hap pas hapi në terren, pastaj ne do të garantojmë në mënyrë persistente që ku monitorim do të jetë i vazhdueshëm. Mendohet të jenë 15 mijë ashensorë. Nëse risku është i lartë, ka disa masa që janë nxjerrja jashtë funksionit në mënyrë të menjëhershëm që do të thotë ai vuloset dhe nuk lejohet për përdorim dhe i lihet një periudhë për ta rregulluar gjendjen teknike të ashensorit dhe për ta sjellë në parametra. Nëse pallati apo godina e banimit është brenda një afati 5 vjeçar nga momenti i hipotekimit, përgjegjës ligjor është sipërmarrësi, ndërsa pas këtij afati është komuniteti i banorëve të përfaqësuar nga administratori.

Gazetarja: Po për pallatet e pa hipotekuara çfarë ndodh?

Xhixha: Përgjegjësia vazhdon të jetë e sipërmarrësit.

/Ora News/

Next Post
Nga ai lisi me vërë, do kalojnë që të tërë

Lu ka hyrë në histori si kampion i shpëtimit të shqiptarëve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com