• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INVESTIGIMI/ Kjo është dosja voluminoze, ku dyshohet për lidhjen e PD me krimin e organizuar rus

by Java News
08/06/2019 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që dimë për financimet e paligjshme të fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 nga oligarkë rusë të lidhur me Kremlinin është vetëm maja e ajsbergut.

 

“Lexo.al” sjell për herë të parë ditën e sotme një dosje voluminoze, me dokumenta të “Panama Papers”, si dhe me të dhëna të tjera zyrtare midis të cilave edhe ato të Departamentit Amerikan të Drejtësisë që provojnë disa lidhje shumë më shqetësuese të demokratëve.

Midis të tjerave, “Lexo.al” është në gjendje të provojë se “Biniatta Trade LP”, e cila financoi bujarisht fushatën zgjedhore të PD në vitin 2017 (me të paktën 150 mijë USD të provuara nga Departamenti Amerikan i Drejtesise) është e lidhur me kushëririn e Putinit, disa oligarkë rusë në listën e zezë të SHBA-ve, si dhe fshihet, me grupin e kompanive fantazmë të themeluar nga të njëjtët pronarë edhe pas trafikimit të armëve në Siri.

*Kush është pronari i kompanisë bamirëse të PD*

Në deklarimin zyrtar, “Biniatta Trade” njeh si pronarë të saj nominal dy kompani të regjistruara edhe ato në Belize, “Asverro Coorporation” dhe “Liminez Commerce Inc”.

https://opencorporates.com/companies/gb/SL022707

https://opencorporates.com/companies?q=Biniatta+Trade+LP&utf8=%E2%9C%93

https://beta.companieshouse.gov.uk/officers/JFk0BgNCE7qFzykTO1Ut2o33CZE/appointments

Burimet tona provojnë se “Asverro” dhe “Liminez” janë kompani fantazmë të përdorura nga “LAS International”, një strukturë e ngritur për të pastruar paratë e krimit të organizuar ukrainas, rus e letonez. Hetimi i mëtejshëm provon se “Asverro” dhe “Liminez” janë pronarë të plot 20 kompanive të tjera, 18 të regjistruara në Skoci dhe 2 në Angli.

Mbetet për t’u theksuar, se mësimi kryesor i nxjerrë nga dokumentat sekretë të “Panama Papers” është fakti që shumica e pronarëve të fshehtë të kompanive offshore krijojnë njëkohësisht me dhjetëra kompani dhe ndërrojnë vazhdimisht emrat, për të humbur gjurmët e tyre. Në këtë rast nuk përbën përjashtim as “Biniatta Trade LP”.

*Lidhja me oligarkët rusë*

Njëra prej kompanive të lidhura me dy kompanitë mëmë të “Biniatta” është “ARA Capital LP” , nga ana e saj në pronësi të Arkady Romanovitch Abramovich, djali i oligarkut rus Roman Abramovic. https://en.wikipedia.org/wiki/ARA_Capital.

Lidhje të forta me krimin e organizuar rus dhe ukrainas zbulohen edhe nga lidhja e “Biniatta”, me dy kompani të tjera offshore, të cilat ajo i zotëron “Dexberg” dhe “Montbridge”, që nga ana e tyre zotërojnë “Blackshire United LP” dhe “Contoform LP”, e që besohet e kanë pastruar 10 miliardë USD nga Rusia në skandalin e “Deutsche Bank Mirror Trades”.

https://www.reuters.com/article/us-deutsche-mirrortrade-probe-scheme/the-mirror-trades-that-caught-deutsche-in-russian-web-idUSKBN15F23H

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-06-28/how-mirror-trades-moved-billions-from-russia-quicktake-q-a

*Lidhja me Kremlinin dhe mafian ruse*

*D&M* (e lidhur me Ergoinvest LLP), e cila provohet nga “Panama Papers” gjithashtu si një offshore i lidhur me “Biniatta”, ka lidhje të dyshuara me ish-Presidentin kukull të Ukrainës, Viktor Yanukovich (njeriu i Putinit përpara Revolucionit të Majdanit), si dhe oligarkun Dimitry Firtash, i akuzuar si një prej figurave kryesore të krimit të organizuar rus. Përmes një offshore tjetër, “Highway Investment Processing LLP”, “D & M*, nga ana e saj e lidhur me kompanitë financuese të PD lidhet me ish-ministrin Ukrainas të Energjisë, Juri Boiko, përgjegjës për një aferë korruptive prej 150 milionë dollarësh.

https://www.berlingske.dk/virksomheder/english-version-shady-clients-engaged-in-suspicious-trades-at-danske-bank

https://beta.companieshouse.gov.uk/company/SL031919/filing-history

https://beta.companieshouse.gov.uk/company/OC378276

“Novaya Gazeta”, një prej gazetave më të mëdha të përditshme ukrainase shkruan se “një aferë e një magnitude të tillë nuk mund të realizohej pa bekimin e ish-Presidentit Yanukovich”. http://www.independent.co.uk/news/uk/crime/exclusive-ukrainian-assets-owned-or-used-by-ousted-president-viktor-yanukovych-hidden-behind-trail-9161504.html

Firtash, i lartpërmendur, nga ana e tij është i lidhur direkt me Semyon Mogilevich, që nga një kërkim i thjeshtë në motorët e kërkimit figuron si padrino kryesor i mafias ruse.

Firtash ishte i lidhur ngushtë me Paul Manafort, ish-lobuesin e Trump të dënuar në vitin 2019 me 7.5 vite burg në SHBA në vazhdën e hetimeve për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

https://www.nytimes.com/2019/03/13/us/politics/paul-manafort-sentencing.html

 

Përmes Manafort, ai tentoi blerjen e hotelit “Drake” në Nju Jork për 850 milionë dollarë, e në këtë marrëveshje partner i tij ishte Oleg Deripaska pronar ose aksioner në disa prej kompanive “binjake” të “Biniatta”, një prej personave më të pasur në Rusi, gjithashtu aktualisht në listën e zezë të SHBA-ve.

https://en.wikipedia.org/wiki/Oleg_Deripaska

*Lidhja me kushëririn e Putin*

Sipas regjistrit tregtar “Biniatta Trade LP” (SHIH ME LART) u themelua në datën 29 shtator 2015 në Skoci. Kompania që depozitoi dokumentacionin dhe ndërmjetësoi për këtë regjistrim ishte “LAS International”, një tjetër kompani offshore, e lidhur nga ana e saj me disa kompani të tjera të zotëruara nga “Biniatta” apo të zotëruara nga të njëjtët pronarë. “LAS International” është e njëjta kompani që kujdeset edhe për interesat e “Putin Consulting”, kompani kjo e themeluar nga një kushëri i Putin.

*Lidhja me trafikun e armëve në Siri*

Në botën e kompanive fantazmë, të krijuara për një qëllim të vetëm që është pastrimi i parave, është e zakonshme që pronarët e vërtetë të hapin njëkohësisht me dhjetëra kompani dhe të ndërrojnë vazhdimisht emrat e tyre për të humbur gjurmët.

 

Dokumente të siguruara në vijim të skandalit të “Panama Papers” tregojnë se faqja e internetit të “Biniatta” është identike, me atë të një kompanie tjetër të quajtur “Countline and Formway”, që nga ana e tyre kanë zotëruar “Countform LLP”. Kompanitë e lartpërmendura janë krijuar prej “Commonwealth Trust Limited” (CTL), që sipas burimeve të besueshme, është ndërmjetëse për ngritjen e skemave piramidale përmes 23 kompanive të tjera offshore, me qëllim pastrimin e parave të krimit të organizuar.

 

Midis të tjerave, CTL është e lidhur me “Balec Ventures Inc.” dhe “Quartell Trading Ltd”. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, kjo e dyta ka lidhje të qarta me krimin e organizuar dhe ka shërbyer për të vjedhur para në skandalin e “Hermitage Capital”. “Balec”, e cila ka përfituar para nga “Quartell” është në pronësi të Issa al-Zeydi, një shtetas rus, i vendosur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Drejtësisë në vitin 2014, për lidhjen e tij me trafikun e armëve në Siri.

 

https://www.independent.co.uk/news/uk/crime/exclusive-ukrainian-assets-owned-or-used-by-ousted-president-viktor-yanukovych-hidden-behind-trail-9161504.html

 

https://www.forbes.com/sites/kenrapoza/2017/10/16/ukraines-most-wanted-oligarch-dmitry-firtash/#131d18361ba5

 

https://www.nbcnews.com/news/us-news/doj-ex-manafort-associate-firtash-top-tier-comrade-russian-mobsters-n786806

 

https://wikileaks.org/plusd/cables/08KYIV2414_a.html

 

https://beta.companieshouse.gov.uk/company/OC342041/filing-history?page=1

 

Këto janë vetëm disa nga lidhjet e provuara përmes dokumentave eksluzivë të siguruara nga “Lexo.al”.

 

*Lidhja e provuar e PD me Biniatta Trade*

 

Disa muaj pas zgjedhjeve të vitit 2017, Prokuroria e Tiranës nisi një investigim, të parin e këtij lloji në Shqipëri, në lidhje me financimet e paligjshme të Partisë Demokratike nga parajsat fiskale.

 

Në mars të vitit 2019, në lidhje me këtë çështje Prokuroria shprehej se dosja është ende në hetim, ndërsa zbuloi dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia.

 

Sipas deklaratës së Prokurorisë, i gjithë hetimi është i bazuar në prova se Partia Demokratike ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimit të fushatës vetëm 25 mijë dollarë nga më shumë se 650 mijë të faktuara si të paguara tek lobuesit amerikanë.

 

https://shqiptarja.com/lajm/akuzat-per-lobim-pd-prokuroria-po-perdoret-politikisht

 

Partia Demokratike iu përgjigj kësaj deklarate duke pretenduar se ajo është duke u sulmuar politikisht. Vetë Lulzim Basha ka mohuar çdo përgjegjësi personale apo morale në lidhje me këtë skanadal, por në çdo rast ka refuzuar të përgjigjet mbi deklaratat publike, disa prej të cilave mbajnë firmën e tij, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DAD).

 

Mbi bazën e ligjit amerikan është krijuar një procedurë e quajtur “Foreign Agents Registration Act” (FARA), ku të gjithë lobuesit e regjistruar në SHBA detyrohen të deklarojnë burimin e të ardhurave të tyre për të gjithë aktivitetet që kryejnë jashtë vendit.

 

Në fund të marsit 2017, lobuesi Muzin/Stonington depozitoi në FARA një kontratë “për përfaqësimin e vizionit dhe qëllimeve politike të Partisë Demokratike Shqiptare”, mbi bazën e të cilës PD zotohej të paguante tre këste me vlerë prej 25 mijë USD secili, në harkun e tre muajve.

 

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

 

Kontrata e lexueshme në linkun e mësipërm mban firmën e vetë Lulzim Bashës.

 

Megjithatë, 8 muaj më pas, në 14 nëntor të vitit 2017, Muzin/Stonington paraqiti një kontratë të ndryshuar, mbi bazën e të cilës deklaronte se ka përfituar shuma shtesë të paguara nga “Biniatta Trade”, një kompani fantazmë e regjistruar në Belize, për llogari të Partisë Demokratike.

 

https://efile.fara.gov/docs/6414-Amendment-20171114-2.pdf

 

Në total, Muzin/Stonington, në formularin e korrigjuar të paraqitur në FARA, deklaroi në Departamentin Amerikan të Drejtësisë përfitimin e 675 mijë dollarëve nga ana e Partisë Demokratike, midis të cilave edhe 150 mijë USD me prejardhje nga “Biniatta Trade”.

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Megjithatë, në një deklarim tjetër në lidhje me të ardhurat, Muzin raportoi përfundimisht se përveç 450 mijë USD, ai përfitoi në datën 9 qershor 2017 edhe një pagesë të vetme prej 500 mijë dollarësh nga ana e PD. Besohet se edhe për këtë pagesë është përgjegjëse “Biniatta Trade” dhe personat që qëndrojnë pas saj, edhe pse ajo u realizua formalisht nga llogaria e PD, një parti që zyrtarisht kishte një fond prej më pak se 500 mijë USD për të mbuluar të gjithë shpenzimet e fushatës së vitit 2017, ndaj edhe e kishte të pamundur të përballonte ajo vetë këtë pagesë.

Një tjetër pagesë prej 150 mijë dollarësh u pagua edhe ndaj një firme tjetër lobimi, Barnes & Thornburg, edhe kjo e padeklaruar në KQZ nga PD. https://efile.fara.gov/docs/6417-Exhibit-AB-20170414-1.pdf.

Për këtë arsye, në total, pagesat e PD ndaj lobuesve amerikanë arrijnë në mbi 1 milionë dollarë, nga të cilat PD ka deklaruar vetëm 25 mijë në KQZ. Megjithatë, në të gjithë këtë skandal, fshehja e të ardhurave është problemi më i vogël. (Lexo.al)

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Diel 9 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In