• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi i “Mother Jones” për Bashën, lobimi rus dhe pagesat nga parajsat fiskale të kreut të PD

by Java News
22/08/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagesat dhe fshehja e parave në parajsa fiskale, duket se ishin arsyet të cilat cuan në shpalljen fajtor të ish krahut të djathtë të Presidentit amerikan Trump, Paul Manafort, i njohur në Tiranë dhe si homologu i Nick Muzin, lobistit në interes të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Që kur revista amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim mbi mënyrën e pagesave për lobim që ka derdhur PD në SHBA rreth 675 mijë USD, pati jo pak debate në politikën e Tiranës. PD fillimisht u mjaftua vetëm me zhvlerësimin e medias që botoi investigimin si një revistë inferiore dhe e paguar nga PS për të shkruajtur mbi këtë fabul, por kur të dhënat u publikuan edhe në Nev York Times dhe më pas edhe te Zëri i Amerikës në shqip, duket se PD dhe Basha nuk mund të shpëtonin lehtazi nga kjo aferë.

Artikulli i “Mother Jones” ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Biniatta Trade LP” ishte një nga pagueset e shumës 675 mijë euroshe që i ishin derdhur për llogari të PD-së, firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, shkruan javanews.al.
Sipas deklarimeve të vetë firmës lobuese ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Pra sikurse shikohet nga këto të dhëna, më problematikja për aferën ruse del pagesa e parë e kryer nga‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”, shkruan javanews.al.

Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev. Këtu është edhe kleçka e financimit të Bashës, i cili përpiqet të fshihet pas gishtit.

a.me/javanews.al

Next Post
Interpoli spastron disa emra të ish-ushtarëve të UÇK-së

“Veteranët” e UÇK-së e kanë demaskuar Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Rusia provokon sërish, helikopteri ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë -

Rusia provokon sërish, helikopteri ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë –

September 23, 2026
Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re -

Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re –

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com