• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi i “Fiksit”/ Si tregtohet në Korçë nafta kontrabandë nga Maqedonia

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel ka denoncuar mbrëmjen e sotme futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia në Korçë.

Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballaur çmimin e lartë të naftës në vend. Blejnë naftë nga fqinjët dhe e shesin pak më shtrenjtë. Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 60 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 90 lekë për litër, nga 158 lekë që e blejnë në Shqipëri.

Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër me kurifin e Shqipërisë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve, te cilet përdorin të gjitha mënyrat për të rritur volumin e serbatorëve të makinave, amdje I modifikojnë automjetet duke u vendosur serbatorë shtesë.

Në rajon, Shqipëria mban çmimin record të karburanteve, ndërkohë  që fqinjët tanë e ndjejnë uljen botërore, që ka pasur ari i zi në  2 vitet e fundit.  Emisioni Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme mënyrën se si e shfrytëzojnë këtë fakt  banorët e zonave kufitare. Ata  falë edhe pozicionit të tyre gjografik kanë gjetur zgjidhjefiks fare naftan. Makinat e tyre i furnizojnë me karburant  ne shtetet  fqinjë, madje bëjnë edhe tregti  duke e shitur këtë naftë kontrabandë.
Gazetarët e Fiksit morën rrugën dhe u nisën drejt Pogradecit, ku taksixhiu pogradecar që i shoqëronte u tregonte mënyrën se si disa njerëz kishin gjetur një mënyrë të re për të bërë biznes, atë të shitjes së naftës pa paguar taksa dhe më lirë. Ai u pohon atyre se rreth 100 makina  shkojnë në  Strugë dhe ngarkohen me naftë , që më pas të vijnë e ta tregtojnë në  Shqipëri.

Në tregun e fruta perimeve në Korçë gazetarët e Fiksit gjejnë edhe naftë me një çmim të arsyeshëm 130 lekë/litri. Naftë e marrë nga Maqedonia dhe që shitet fare lehtë në tregun e fruta perimeve në Korçë. Gazetaret pasi blejnë 2 bidona me naftë përkatësisht një 21 litra dhe tjetrin 22 litra , i kërkojnë tregtarit nëse ai mund t’u sjellë më shumë. Një sasi prej 200 ose 400 litrash. Pasi shkëmbejnë numrat mjafton që gazetarët, të shtirur si tregtar, ta njoftojnë një ditë më parë dhe sasinë e kërkuar e kanë në destinacion.

2Më pas gazetarët I drejtohen Strugës,ku bisedojnë me punonjes të një pike garburanti. Ai u  shpjegon arsyen ,se pse shume shqiptarë  furnizohen me karburant në Maqedoni, madje aq sa edhe për ta tregtuar. Përveç çmimit të ulët prej 65 cent ose 90 lekë të naftës e importuar nga Greqia , tjetër arsye është se Maqedonia e ka akcizën e arit të zi më të ulët se Shqipëria. Në pamjet e sjella mbrëmjen e djeshme nga Fiksi, duken qartë makinat me targa shqiptare në rradhë për t’u furnizuar me karburant. Kishte edhe nga ata që donin ta shfrytëzonin në maksimum serbatorin e makinës , duke e ngritur në kriko, për të nxënë sa më shumë karburant në të. Por edhe hipja në bordurën e pompës, apo trotuarë, është një alternative e mundshme.  Madje nevoja ka bërë që njerëzit të gjejnë edhe përshtatje të tjera, ku serbatorin e një makine me benzinë (serbatori i tyre është i madh) t’ua modifikojnë makinave me naftë. Në pamundësi për t’u zëvendësuar sebratorët, njëri nga shoferët në video pohon se e frynte serbatorin me kompresor, për qellimin e vetëm, të marr sa më shumë litra në të.

Për Strugën, si qyteti I parë më I afërt, nuk është më fenomen blerja e karburantit nga korcarët apo pogradecarët. Dy prej shoferëve të pyetur nga gazetarët e Fiksit jo vetëm që e mbushnin makinën me karburant , por mbushin edhe bidona, që t’i kenë rezervë.

Still0208_00011I njëjti fenomen ndodh edhe në Resnje. Makina të shumta me targa shqiptare mbushen me karburant dhe bidona nga 20 litra. Edhe pse shoferët e pohojnë që nuk u lejohet në doganë të kalojnë bidona me naftë, pamjet tregojnë qartë se policët doganor mbyllin sytë përpara këtij fakti

Çmimi i naftës këto dy vitet e fundit ka rënë ndjeshëm në tregun ndërkombëtar, por në Shqipëri kjo ulje nuk është pasqyrur shumë. Kjo vjen për shkak të taksave të larta. Paralelisht me çmimin , taksat mbi hidrokarburet është rritur me shpejtësi duke e mbajtur çmimin kostant. Taksat e karburanteve në Shqipëri zënë mbi 65% të çmimit fundor, kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon e më gjerë.

Still0208_00005Still0208_00006Still0208_00007Still0208_00008Still0208_00009Still0208_00010

Next Post

Marrëveshja/ Kosova njeh diplomat e universiteteve private shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

December 18, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zbulohet arsyeja, shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Klodjan Braho do të prezantohet të Hënën

December 18, 2025
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

December 18, 2025
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In