• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INVESTIGIMI/ Dhuna ndaj nxënësve, si keqtrajtohen nxënësit me autizëm

by A R
30/05/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët autikë në shkollat publike dhunohen dhe keqtrajtohen. “Fiks fare” ka publikuar rastin e klasës së parë B të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet, ku mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike.

Mes nxënësve është edhe një 10-vjeçar me elemente autizmi. Mësuesja e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës. Gjithëpërfshirja në procesin mësimor ka në bazë të gjithë fëmijët me probleme që duhet të përfshihen në procesin mësimor edukativ si bashkëmoshatarët e tyre.

Në vitin 2014, Ministria e Arsimit filloi të fusë në sistemin arsimor mësuesit ndihmës  nëpër klasa, që sot arrijnë numrin rreth 140. Numër ky, që nuk e mbulon dot kërkesën për nxënësit autikë. Kështu që fëmijët me autizëm frekuentojnë shkollat publike, por nuk kanë mësues të posaçëm për kujdesin dhe edukimin e tyre. Në rastin e trajtuar nga emisioni, në mungesë të mësueses ndihmëse në klasë me fëmijën qëndron e ëma.

Ajo ka lënë punën dhe i është përkushtuar tërësisht të birit.  Mësuesja e tij, Filloreta Dervishi, nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares. Nga pamjet e filmuara në “Fiks Fare” shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës. Ajo ju flet me tone të larta të gjithë  nxënësve  dhe i godet me çok në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, ajo u thotë: “ Mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua t’ua dëgjoj zërin”.

LEXO EDHEBurri lan tapetet nën kërcënimin e gruas, ikën koha e vargjeve të Çajupit (Foto)

Valbona Rrenjolli, prindi i fëmijës me elemente autizmi, shprehet se kjo mësuese ka penguar integrimin e djalit të saj si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por edhe mënyrën sesi kjo mësuese ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve. Dhunë verbale dhe joverbale. Ajo thotë se në rolin e prindit është ankuar në drejtori, ku ka mbetur akoma më e zhgënjyer kur ka parë sesi të gjithë mësuesit dhe drejtuesit dalin në krahë të njëri-tjetrit dhe nuk verifikojnë fare situatën.

Sipas psikologes Denada Toçe, këta fëmijë duhet të kenë edhe një mësues ndihmës në klasë, por nëse ata janë pranuar në klasë mësuesja duhet t’i trajtojë si gjithë të tjerët, pasi i kanë të gjitha aftësitë për t’u integruar. E pyetur në lidhje me dhunën që mësuesja ushtron, Toçe u shpreh: “Është për të ardhur keq që elementët e dhunës i diskutojmë akoma sot, dhuna e ushtruar nuk mund të tolerohet kurrsesi”.

Në studion e emisionit ishte edhe zonja Nora Malaj, zv. ministre e Arsimit, e cila u përgjigj për situatën. Ajo dënoi sjelljen e mësueses dhe njëherazi uroi që këto të jenë raste sporadike. Gjithashtu ajo u shpreh se kjo ngjarje do të ndiqet deri në fund nga ana e ministrisë/Tch/a.m.

Next Post

Disa përmirësime që të gjithë i prisnin te WatsApp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In